Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohen 14 gjyqtarë dhe 11 nëpunës në Shkup

Arrestohen 14 gjyqtarë dhe 11 nëpunës në Shkup

8 tetor-“Në disa raste bëhet fjalë për shërbim personal të atyre ndaj personave kundër të cilëve ka pasur procedurë. Ne mbështetemi në dëshmitë materiale që e dokumentojnë mirë lëndën, nëse prokuroria vlerëson se duhet të nxirren edhe dëshmi tjera, me siguri se do ti sigurojmë “, deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Punëve të Brendshme.
.

Gjatë një aksion policor sot në mëngjes janë arrestuar disa gjyqtarë dhe nëpunës gjyqësorë të Gjykatës Themelore Shkup 1, për mbajtje të lëndëve në sirtar me qëllim vjetrimin e tyre. Bëhet fjalë për 14 gjyqtarë dhe 11 nëpunës gjyqësor të cilët janë burgosur nën dyshimin se me veprat penale vjetrim të lëndëve e kanë dëmtuar buxhetin për 1.3 milion euro. Të dyshuarit kanë arritur të vjetrojnë mbi tetë mijë lëndë për më pak se dy vjet. Përveç kësaj, gjyqtarët nuk kanë marr para gjithmonë për ti vjetruar lëndët, thotë Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska.

“Në disa raste bëhet fjalë për shërbim personal të atyre ndaj personave kundër të cilëve ka pasur procedurë. Ne mbështetemi në dëshmitë materiale që e dokumentojnë mirë lëndën, nëse prokuroria vlerëson se duhet të nxirren edhe dëshmi tjera, me siguri se do ti sigurojmë “, deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Punëve të Brendshme.

Sipas Ministrisë së Brendshme, gjyqtarët e dyshuar dhe nëpunësit në gjykatë me procedurë të përshpejtuar kanë marr aktvendime, por këto raste i kanë mbajtur në sirtar, deri sa lënda nuk është vjetruar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, gjykatësit kanë shpikur edhe një vulë për përdorim të brendshme për lëndët që i kanë vjetruar. Gjyqtarët dhe nëpunësit gjyqësorë e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë vitin 2012 dhe tremujorin e parë të vitit 2013..

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *