Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohen 37 emigrant dhe 13 trafikant

Arrestohen 37 emigrant dhe 13 trafikant

6 tetor-“Transferimi i parave nga grupi kriminal i Greqisë drejt grupit kriminal të Maqedonisë e më pas, atyre të Serbisë, është bërë përmes Uestern Unionit. Për transportin e tyre nëpër Maqedoni është paguar nga 1 500 euro për emigrant. Nga aksioni i policisë në shtëpinë e personit nga Vaksinca janë gjetur gjithsej 37 emigrantë nga Siria dhe Pakistani”, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Gjithsej 37 është numri i emigrantëve të arrestuar nga aksioni policor në fshatin Vaksincë të Komunës së Likovës. Emigrantët të cilët kanë qenë pjesë e trafikut të qenieve njerëzore vijnë nga vendet në krizë, si Afganistan, Siri, Pakistan dhe Sudan. Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska theksoi se ndaj 13 personave do të ngrihet padi penale, nën akuzën e veprës penale për trafik të qenieve njerëzore, trafik fëmijës dhe emigrantësh. Jankullovska shtoi se nga të arrestuarit, nuk ka policë apo nëpunës të tjerë që të kenë vepruar si bashkëpunëtor të rrjetit.

“Transferimi i parave nga grupi kriminal i Greqisë drejt grupit kriminal të Maqedonisë e më pas, atyre të Serbisë, është bërë përmes Uestern Unionit. Për transportin e tyre nëpër Maqedoni është paguar nga 1 500 euro për emigrant. Nga aksioni i policisë në shtëpinë e personit nga Vaksinca janë gjetur gjithsej 37 emigrantë nga Siria dhe Pakistani”, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *