Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohen mashtrues që përfitonin para si drejtorë të Ministrisë (VIDEO)

Arrestohen mashtrues që përfitonin para si drejtorë të Ministrisë (VIDEO)

Shkup, 27 tetor – Ata u janë prezantuar pronarëve të kompanive të transportit se janë zyrtarë të Ministrisë dhe përgjegjës për ndarjen e vendimeve për oraret e vozitjes.

Një tjetër aksion i policisë është zhvilluar mëngjesin e sotëm, mësojnë mediet maqedonase, duke iu referuar burimeve policore.
Sipas të dhënave paraprake, policia ka vënë në pranga një grup personash, si të dyshuar për mashtrim.

Mësohet se grupi i të arrestuarve, të cilët ishin prezantuar si drejtorë të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ka caktuar oraret e vozitjes për linjat e autobusëve, duke falsifikuar dokumentet sikur të ishin zyrtare të Ministrisë, njofton Zhurnal.

Ata u janë prezantuar pronarëve të kompanive të transportit se janë zyrtarë të Ministrisë dhe përgjegjës për ndarjen e vendimeve për oraret e vozitjes.

Në këtë mënyrë, ata kanë arritur t’u marrin atyre shuma të majme të hollash dhe në kundërkthim t’u japin dokumente false, me orarin e vozitjes që ata kanë kërkuar.

Sipas burimeve, njëri nga pronarët e kompanive të transportit është dëmtuar me 10 mijë euro.

Mësohet se policia ka mundësuar arrestimin e 3 personave nga gjithsej 6 të dyshuar.

Aksioni për arrestimin e tyre është zhvilluar në njërën nga kafenetë që ndodhen në QT Skopje City Mall.

Tek ata janë gjetur edhe një shumë e konsiderueshme e parave.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *