Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohen shtetas të Shqipërisë dhe Kosovës (VIDEO)

Arrestohen shtetas të Shqipërisë dhe Kosovës (VIDEO)

Tetovë, 1 tetor – Vazhdojnë arrestimet e shtetasve të Shqipërisë dhe Kosovës të cilët qëndrojnë ilegalisht në territorin e Tetovës dhe më gjërë, transmeton Televizioni Koha.

Në një aksion të policisë së Tetovës të realizuar të martën pasdite në Kodrën e Diellit ku kanë qenë duke kryer punë ndërtimtarie janë ndaluar 7 shtetas të huaj, gjegjësisht 4 nga Kosova dhe tre nga Shqipëria. Katër personat nga Kosova, Sh.S (20), H.SH( 28), N.Z (27) dhe V.S (20), si dhe shtetasit e Shqipërisë Sh.F (21), Z.F (27) dhe I.Gj (19) janë arrestuar dhe mbajtur në Sektorin për Punë të Brendëshme në Tetovë, ndërsa më pas janë dorëzuar në njësinë për kriminalitet ndërkufitar, migracion, të huaj dhe readmisim. Gjatë hetimeve është konstatuar se vetëm 19 vjeçari I.Gj ka hyrë në mënyrë legale në Maqedoni, kurse të tjerët kanë lajmëruar qëndrimin e tyre, por kanë punuar pa dokumente adekuate. Të shtatë shtetasit e huaj janë dënuar me të holla dhe u është shqiptuar masa e ndalesës për hyrje në Maqedoni për një vit, ndërsa më pas të gjithë janë depërtuar në vendet e tyre. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *