Home / Lajme / Rajon / Arrestohet kërcënuesi i Alma Lamës

Arrestohet kërcënuesi i Alma Lamës

14 tetor-“Po është arrestuar një person i dyshuar për rastin e kanosjes se deputetes Lama”, ka thënë burimi.

Një javë pasi kishte kanosur përmes Facebook-ut deputeten e Kuvendit të Kosovës Alma Lama, ka përfunduar në pranga të policisë.

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se personi i dyshuar është arrestuar një javë pasi që ka ndodhur rasti i kanosjes.

“Po është arrestuar një person i dyshuar për rastin e kanosjes se deputetes Lama”, ka thënë burimi.

Deri te kanosja ka ardhur lidhur me një prononcim të cilën Lama e kishte dhënë në TV.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë. /Indeksonline/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *