Home / Lajme / Rajon / Arrestohet Maksim Liço

Arrestohet Maksim Liço

2 tetor-Jetimi i përsërit disa herë gjatë bisedave se ka nevojë për ndihmë, pasi nuk ka asnjë që ta ndihmojë. Maksim Liço avancon në kërkesa seksuale, por edhe në premtime. Por, gjatë bisedës, ai është i kujdesshëm dhe kërkon nga 16-vjeçari që të fshijë bisedat që ai ka bërë me të në Facebook.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte është arrestuar kreu i shoqatës “Jetimët në Fokus”, Maksim Liço.

Arrestimi ka ardhur pas denoncimit të emisionit “Fiks Fare” që tregoi sesi Maksim Liço i kërkoi favore seksuale një të mituri për t’i dhënë statusin e jetimit.

Jetimi i përsërit disa herë gjatë bisedave se ka nevojë për ndihmë, pasi nuk ka asnjë që ta ndihmojë. Maksim Liço avancon në kërkesa seksuale, por edhe në premtime. Por, gjatë bisedës, ai është i kujdesshëm dhe kërkon nga 16-vjeçari që të fshijë bisedat që ai ka bërë me të në Facebook.

Fillimisht këmbëngul që ta takojë djalin, duke i kërkuar disa herë takim në Facebook dhe duke e telefonuar në orët e vona të mbrëmjes.Gjatë bisedave telefonike, Maksim Liço i premton parà në këmbim të seksit jetimit 16-vjeçar.

I numëron disa raste kur ka marrë fonde, madje në një telefonatë i premton edhe pagesën e parë prej 10 mijë lekësh të reja, nëse ai do t’i përmbushë kënaqësitë seksuale.Top-chanel

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *