Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet personi i 4 për incidentin në Kondovë (VIDEO)

Arrestohet personi i 4 për incidentin në Kondovë (VIDEO)

Shkup, 27 tetor – Policia ka arrestuar edhe personin e katërt të dyshuar për incidentin e së premtes në Kondovë, me ç’rast mbetën të plagosur 4 persona.

Bëhet fjalë për ushtarin e paguar Kenan Neziri, vëllai i policit Qani Neziri, për të cilin MPB ka konstatuar se ka përdorur armën zyrtare. Prokuroria publike pritet të informoj për rrjedhën e hetimeve si dhe për motivet e incidentit.

Ndryshe nga qendra klinike informojnë se të hospitalizuarit janë në gjendje stabile shëndetësore.Sipas informacioneve jozyrtare arsyeja kryesore për incidentin në Kondovë janë mosmarrëveshjet mes dy taborëve të BDI-së në Saraj. Nga partia e Ahmetit mohuan se incidenti ka të bëj me procesin zgjedhor brenda strukturave të BDI-së në këshillat vendor dhe degën e Sarajit.

Ndryshe, të premten katër persona janë plagosur, anëtar të BDI-së, gjatë një zënkes në një lokal të Kondovës. Dy vëllezërit Jonuz dhe Zejdi Jakupi në njërën anë, janë përleshur me dy vëllezërit Neziri, Qaniun dhe Kenanin në anën tjetër. Të plagosur kanë mbetur dy vëllezërit Jakupi, bashkë me Qani Nezirin dhe personin M.M., i cili rastësisht është gjendur në kafene në momentin e zënkës, dhe nuk ka qenë i përfshirë në sherr.

Ndërkohë Kenan Neziri është arratisur menjëherë pas ngjarjes. Mësohet se 2 prej të përfshirëve në incident, i lënduari Jonuz Jakupi dhe i arratisuri Kenan Neziri, punojnë si ushtarë të paguar, ndërsa i lënduari tjetër Qani Neziri është pjesëtarë i policisë. Policia nuk ka ende informata nëse ndonjëra prej armëve të përdorura i përket policisë ose ushtrisë.Mediat raportuan se zënka ka ardhur në mes përkrahësve të komandant Mësueist Rafiz Halitit nga njëra anë dhe mbështetesve të Blerim Bexhetit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *