Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Garrë e ashpër për kryetar dege (VIDEO)

BDI: Garrë e ashpër për kryetar dege (VIDEO)

Tetovë, 30 tetor – Megjithatë këta informata as janë pohuar por as që janë demantuar nga ana e degës së BDI-së në Tetovë e cila sot ka dalur me një reagim në formë njoftimi të shkurtër ku njofton se mbledhja ka kaluar në atmosferë konstruktive, njofton Televizoni Koha.

Fillimi i zgjedhjeve nëpër disa degë të Bashkimit Demokratik për Integrim gjithnjë ka ngjallur interesim tek opinion më i gjërë. Në këtë konteks disa media dhe portale mbrëmë dhe sot kanë liferuar se gjatë mbledhjes së mbrëmshme të degës së BDI-së në Tetovë ka pasur mosmarrëveshje dhë kërcënime mes krahut ushtarak dhe atij jo ushtarak. Në këto lajme është theksuar se krahu ushtarak i BDI-së ka reaguar për shkak të kandidimit për kryetarë dege të kryetares së komunës së Tetovës Teuta Arifi, njofton Televizoni Koha.

Megjithatë këta informata as janë pohuar por as që janë demantuar nga ana e degës së BDI-së në Tetovë e cila sot ka dalur me një reagim në formë njoftimi të shkurtër ku njofton se mbledhja ka kaluar në atmosferë konstruktive.

“Më 30 Tetor 2014, në selinë e BDI-së në Tetovë, u mbajt mbledhja e Kryesisë së degës së Tetovës në të cilin u soll vendim për fillimin e zgjedhjeve brenda partiake për degën e Tetovës në të gjitha nivelet. Në mbledhjen e kryesuar nga kryetari aktual i degës Atilla Rexhepi mori pjesë edhe koordinatori për organizimin e zgjedhjeve për zonën 6, Izet Mexhiti. Në këtë mbledhje, e cila kaloi në atmosferë konstruktive, gjithashtu u soll vendim për formimin e Komisionit për Organizimin e Zgjedhjeve në Degën e Tetovës prej 7 anëtarësh. Këtë komision do ta udhëheq deputeti Xhevat Ademi. Zgjedhjet duhet të përfundojnë deri në fund të muajit Nëntor, kur edhe pritet të organizohet Kuvendi zgjedhor i degës së Tetovës” thuhet në njoftimin e lëshuar nga shërbimi për informim i degës së BDI-së në Tetovë, transmenton Tv Koha.

Në ndërkohë Televizioni Koha nga burime të veta brenda strukturave të BDI-së mëson se në garrë për kandidat për degën e Tetovës janë Hisen Xhemaili, Jusuf Selmani, Teuta Arifi dhe Resi Abdurahmani. Poashtu meret vesh se kryetari aktual i degës së Tetovës Atilla Rexhepi nuk do të jetë kandidat për një mandat të tretë. Të gjithë kandidatët tashmë kanë filluar lobimet e tyre për të marrë më shumë mbështetje nga nëndegët. Në bazë të kandidaturave tashmë është e qartë se do të ketë një garrë të ashpër mes krahut ushtarak të BDI-së dhe atij jo ushtarak, njofton Tv Koha.

Burime të televizionit koha brenda komisionit për ogranizimin e këtyre zgjedhjeve në degën e Tetovës së BDI-së bëjnë të ditur se për momentin Hazbi Lika, nga krahu ushtarak nuk do të jetë kandidat, madje ai ende nuk ka ndonjë kandidat të cilin do ta mbështesë, raporton Televizioni Koha.

Ndryshe, Hisen Xhemaili është kryetar i këshillit komunal në Tetovë, kurse Teuta Arifi kryetare e komunës së Tetovës. Të dy deri tani nuk kanë shfaqur rivalitet mes tyre. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *