Home / Lajme / Rajon / Blloku e harron seancën

Blloku e harron seancën

17 tetor-Burime të gazetës brenda Bllokut, bëjnë të ditur se LVAN është tërhequr nga ideja për thirrjen e seancës. Sipas këtij burimi, LVAN e ka të qartë se thirrja e seancës në të cilën mund të zgjidhej kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit do të kontestohej nga PDK-ja si fituese e zgjedhjeve.

0Share
1Tweet
0Share
Blloku LDK-AAK-Nisma, i përkrahur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk po insiston si më parë që ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Javën e kaluar, LVAN kishte mbajtur një seancë përmes të cilës i kishte bërë thirrje drejtueses së seancës konstituive, Flora Brovina, që të thërrasë urgjentisht seancën, në të kundërtën pati paralajmëruar se vet do ta bënte këtë gjë.

Tani kur ka kaluar një javë nga kjo kërkesë, LVAN është tërhequr.

Burime të gazetës brenda Bllokut, bëjnë të ditur se LVAN është tërhequr nga ideja për thirrjen e seancës. Sipas këtij burimi, LVAN e ka të qartë se thirrja e seancës në të cilën mund të zgjidhej kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit do të kontestohej nga PDK-ja si fituese e zgjedhjeve.

“Tani jemi duke menduar për hapat që do t’i marrim. Ka mundësi që ditët në vazhdim të kërkojmë nga gjykata kushtetuese të na sqarojë në detaje nenin 127 dhe çka ndodh nëse ne veprojmë bazuar në atë nen”, ka thënë ky burim i gazetës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Bllokut nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, mohon që LVAN është tërhequr nga thirrja e seancës konstituive. Sipas saj çdo hap i Bllokut do të sqarohet të hënën. /Tribuna/

Gjithashtu lexo

Turqia kërkon rishikimin e kufijve detarë me Greqinë, grekët kundërpërgjigjen: Jemi gati edhe për luftë

Një ditë pas deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Caushoglu, se zona e disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *