Home / Sport / Boksieri kuq e zi ,Shpend Gafuri fitoi titullin kampion i grupmoshave kadet, pesha 50 Kg

Boksieri kuq e zi ,Shpend Gafuri fitoi titullin kampion i grupmoshave kadet, pesha 50 Kg

22 tetor-KB Shkëndia boks –Tetovë në këtë javë u paraqit me gjashtë boksier, për boksierin më të mire të klubit Lulzim Ismaili nuk kishte kundërshtarë që edhe ai këtë vit të mbroj titullin kampoin.Krenarinë klubit ja ktheu boksieri Shpend Gafuri i grupmoshave kadet pasha 50 kg,

Me date 19.10.2014 ditën e Diell,në Prilep është zhvilluar java e shtatë e kampionatit ekipor dhe kampionati i 21 individual në sportin e boksit i organizuar nga Federata e Boksit të Maqedonisë dhe nikoqiri KB AS -Prilep.Kampionati ekipor dhe individual u karakterizua me meçe interesante dhe me numër të madh të boksierëve të Ligës së pare.
Në kampionat janë paraqitur dhjetë ekipe me grupmoshat kadet,junior dhe senior me gjithsej 49 boksierë.
KB Shkëndia boks –Tetovë në këtë javë u paraqit me gjashtë boksier, për boksierin më të mire të klubit Lulzim Ismaili nuk kishte kundërshtarë që edhe ai këtë vit të mbroj titullin kampoin.Krenarinë klubit ja ktheu boksieri Shpend Gafuri i grupmoshave kadet pasha 50 kg,.
Boksieri Shpend Gafuri ishte dominues në të tri raundet . Krenaria e klubit e padyshim sporti Tetovar, i cili edhe pse me moshë të re, fitoi simpatin e një boksieri cilësor.Ishte një fitore e pastër, por bashkë me të ka fituar dhe Shkëndia boks.
Pas javës së shtatë KB Shkëndia boks me 72 pikë gjendet në vendin e tretë, ,Me date 25.10.2014 ,java e tetë dhe disa finale të ngelura e kampionatit individual të grupmoshave kadet,junior dhe senior do të zhvillohen në qytetin e Shtipit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *