Home / Lajme / Maqedoni / Borxhi i jashtëm i Maqedonisë shkon në 5,7 miliardë euro

Borxhi i jashtëm i Maqedonisë shkon në 5,7 miliardë euro

3 tetor-Sipas Bankës, ky borxh kryesisht është rritur nga kreditë dhe huamarrjet e realizuara nga ana e Qeverisë tek institucionet ndërkombëtare financiare.

Sipas të dhënave, vetëm në tremujorin e dytë të vitit, është shënuar rritje e borxhit me 133 milionë euro.

Banka Shtetërore Maqedonase informoi sot se borxhi i jashtëm në 6 muajt e parë të vitit është 5,7 miliardë euro ose 71.66 për qind nga Bruto Prodhimit Vendor (GDP).

Sipas Bankës, ky borxh kryesisht është rritur nga kreditë dhe huamarrjet e realizuara nga ana e Qeverisë tek institucionet ndërkombëtare financiare.

Por, guvernatori i Bankës Dimitar Bogov thotë se borxhi i jashtëm nuk është shqetësues.

Sipas të dhënave, vetëm në tremujorin e dytë të vitit, është shënuar rritje e borxhit me 133 milionë euro.

Rritja e borxhit është kritikuar shumë herë nga opozita maqedonase, e cila për këtë fajëson Qeverinë dhe politikat e saj të shpenzimeve irracionale. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *