Home / Lajme / Maqedoni / Çfarë uji derdhet nga spitali në lumin Shkumbin? (VIDEO)

Çfarë uji derdhet nga spitali në lumin Shkumbin? (VIDEO)

Tetovë, 22 tetor – Banorët e legjes Lenin dhe kalimtarët e rastit janë të revoltuar nga spitali i Tetovës përderisa janë duke u zhvilluar punimet për ndërtim të një rruge në hapëisrat e Spitalit të Tetovës, kanë dalur në sipërfaqe gypat e ujit të cilët derdhin ujë në lumin Shkumbin, transmeton Televizioni Koha.

Ditëve të fundit përderisa janë duke u zhvilluar punimet për ndërtim të një rruge në hapëisrat e Spitalit të Tetovës, kanë dalur në sipërfaqe gypat e ujit të cilët derdhin ujë në lumin Shkumbin.

Qytetarët janë shqetësuar lidhur me këtë dukuri duke u shprehur dyshimet se mund të jenë ujra nga kanalizimi i spitalit të cilët derdhen në Lum, transmeton Televizioni Koha.

“ Disa ditë me radhë vërehet se si nga gypat të cilët kanë dalur në siërfaqe të derdhet ujë. Kemi frikë se bëhet fjalë për ujra nga kanalizimi i spitalit apo shtëpisë së shëndetit dhe mund të përhapet epidemi pasi që me ky ujë shfryëtzohet për ujitje dhe shpesh herë edhe për larje nga fëmijët ”, thonë qytetarët e Tetovës të cilët janë ankuar në redaksinë tonë.

Ndryshe gypat kanë dalur në sipërfaqe para një kohe që nga fillimi i punëve për rregullimin e rrugës. Lidhur me këtë problem dhe shqetësim të banorëve të Tetovës autoritetet përgjegjëse kanë hedhur poshtë se bëhet fjalë për ujra të zeza, por sipas tyre bëhet fjalë për gypa të qendrës automekanike dhe të nxemjes qendrore.

“Në këtë periudhë fillon të lëshohet nxemja qendrore dhe derdhet uji që ka ngelur prej më herët. Kanalizimi i spitalit është i lidhur me rrugën para spitalit dhe nuk derdhet në lumin Shkumbin”, thonë autoritetet spitalore, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *