Home / Lajme / Rajon / Daçiq: Qëndrimi im, më së miri të ndahet Kosova!

Daçiq: Qëndrimi im, më së miri të ndahet Kosova!

9 tetor-“Këso marrëveshje, gjegjësisht zgjidhje afatgjate e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, mund të arrihet në konferencën ndërkombëtare nën patronatin e BE-së, SHBA po edhe Rusisë” ka deklaruar Daçiq për “Veçernje Novosti”.

Ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar se ndarja e Kosovës do të jetë zgjidhja më e mirë dhe kjo do të ishte në interesin e serbëve dhe shqiptarëve.

“Këso marrëveshje, gjegjësisht zgjidhje afatgjate e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, mund të arrihet në konferencën ndërkombëtare nën patronatin e BE-së, SHBA po edhe Rusisë” ka deklaruar Daçiq për “Veçernje Novosti”.

Kjo ide e Daçiq ka ardhë si reagim ndaj deklaratës së shefit të zyrës ruse në Prishtinë Andrej Shugurov, i cili ka vlersuar se Serbia dhe Kosova duhet ti shkëmbejnë territoret, veriu i Kosovës me Luginën e Preshevës.

Sipas Daçiq, kjo ide e ndarjes së Kosovë nuk ka përkrahje zyrtare as në Beograd e as në Prishtinë, po as në shumicën e forcave botërore.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *