Home / Lajme / Maqedoni / Dënohen 5 vozitës të dehur në Tetovë (VIDEO)

Dënohen 5 vozitës të dehur në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 13 tetor – Në vazhdën e aktiviteteve kontrolluese në komunikacionin rrugor në Tetovë, dje janë kryer kontrolle për ata të cilën qëndrojnë në timon në gjendje të dehur, transmeton Televizioni Koha.

Në këtë aktivitet kontrolluese në 30 vozitës është kryer alkootesti 5 prej të cilëve kanë vozitur në gjendje të dehur për të cilët janë përgatitur fletëpagesa për pagesë të dënimit. Krahas kësaj janë hasur edhe 8 shkelje tjera si vozitje pa leje për qarkullim, mospërdorim i rripit të sigurimit, vozitës fillestar ka vozitur pa shoqërues etj.

Edhe këta shkelje janë sanksionuar me 7 fletëpagesa për pagesë të dënimit dhe 1 thirrje për pagesë të dënimit. Aktivitete të ngjashme kontrolluese dje janë realizuar edhe në Gostivar. Te 6 vozitës është kryer alkootesti ndërsa vetëm një ka vozitur në gjendje të dehur i cili do të përballet me dënim, transmeton Televizioni Koha.

Krahas kontrollit janë hasur 23 shkelje tjera të cilat gjithashtu janë sanksionua. Gjatë këtyre kontrolleve gjithashtu janë larguar nga komunikacioni 10 vetura. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *