Home / Lajme / Maqedoni / Detonime dhe të shtëna në Tetovë (VIDEO)

Detonime dhe të shtëna në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 16 tetor – Policia e Tetovës ka zbardhur misterin rreth detonimeve të fuqishme që janë dëgjuar në orët e hershme të mëngjesit në Tetovë, si dhe të shtënat në brendi në qyteti.

Në një informatë për media, Sektori për Punë të Brendëhsme në Tetovë ka bërë të ditur se rreth orës 12 e 30 minuta në policinë e Tetovës ëhstë denoncuar prishje e rendit dhe qetësisë publike në oborrin e shkollës së mesme të mjekësisë, njofton Televizioni Koha.

“ Në oborrin e shkollës së mjekësisë gjegjësisht në stadiumin e shkollës, person i panjohur me pistoletë gazi ka shtënë dy herë në ajër dhe është larguar në rrugën e Ilindenit. Mënjëherë janë dërguar ekipet e SPB-së në vendngjarje, ku janë gjetur dy gëzhojë të pistoletës me gaz të cilët janë dokumentuar dhe marrë për analizë. Janë marrë masa për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personit që ka shtënë në oborrin e kësaj shkolle ”, informon Policia e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Sa i përket detonimeve në afërsi të fshatit Gajre, bëhet fjalë për zhvillimin e punëve për minim nga ana e një firme të specializuar nga Shkupi për nevojat e një investitori për hapje të kanalit që ndërtohet në atë zonë. Punët rreth minimit janë zhvilluar prej prej orës 10 deri ora 13.00, njofton Policia e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *