Home / Lajme / Maqedoni / Dr. SKENDER SAIDI FITOI ÇMIM TË LARTË NË TAKIMIN E ASOCIACIONIT TË UROLOGËVE

Dr. SKENDER SAIDI FITOI ÇMIM TË LARTË NË TAKIMIN E ASOCIACIONIT TË UROLOGËVE

27 tetor-Prej 324 punimeve, punimi i tij me titull “Jostabiliteti mikrosatelit në karcinomën e fshikës urinare” u rangua në vendin e dytë. Dr. Skenderi me fakte prezentoi vlerën e dukurisë së jostabilitetit mikrosatelit në diagnozën e karcinomës së fshikës urinare.

Me datë 26. 10. 2014 në Beograd u ndanë shpërblimet për prezentimet më të mira shkencore në fushën e urologjisë, të paraqitura në takimin e X-të Asociacionit të Urologëve të Evropës Juglindore (SEEM) nën përkujdesjen e Asociacionit Evropian të Urologëve (EAU) që u mbajt prej 24-26. 10. 2014.
Dr. sci. Skender Saidi, urolog në klinikën e Urologjisë në Shkup, u prezentua me dy punime shkencore nga lëmia e biologjisë molekuare nga fusha e urologjisë. Prej 324 punimeve, punimi i tij me titull “Jostabiliteti mikrosatelit në karcinomën e fshikës urinare” u rangua në vendin e dytë. Dr. Skenderi me fakte prezentoi vlerën e dukurisë së jostabilitetit mikrosatelit në diagnozën e karcinomës së fshikës urinare. Rezultatet tregojnë se ky fenomen i detektuar ka vlerë të lartë në biologjinë molekulare pasi gjen korelim me agresivitetin e karcinomës së fshikës urinare, që në të ardhmen do të mund të shfytëzohet si metodë në diagnostifikimin molekuar të karcinomës së fshikës urinare. Dr. Skenderi u përkrah në punën e tij dhe i uruan sukses dhe përkushtim të mëtutjeshëm në këtë lëmi B. Djavan-i, profesor i kirurgjisë urologjike në Nju Jork dhe Vienë dhe njëkohësisht kyetar i zyrës regjionale të Asociacionit Evropian të Urologëve, Prof. S. Micic dhe Prof. A. Vuksanoviç nga Beogradi, në cilësi të kryetarit dhe nënkryetarit të takimit, Dr. Abdullin I. nga Moskva, Dr. Aldousari S. nga Kuvajti si dhe punëtorë shkencorë të tjerë nga fusha e urologjisë. Krahas çmimit të marrur Dr. Skenderi është ftuar ta prezentojë punimin e tij edhe në kongresin e 30-të të Asociacionit Evropian të Urologëve që do të mbahet në Madrid në muajin mars të vitit 2015.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *