Home / Lajme / Maqedoni / Drejtori i Gjimnazit akuzon dhe pengon Televizionin Koha (VIDEO)

Drejtori i Gjimnazit akuzon dhe pengon Televizionin Koha (VIDEO)

Tetovë, 22 tetor – Nxënësit kanë shpalosur kërkesat para profesorëve të tyre por në këto momente arrinë drejtori i cili i irrituar se kemi arritur në vendngjarje para tij, ka kërkuar që të largohemi nga shkolla dhe të mos xhirojmë, ndërsa ka akuzuar Tv kohën se qëndron prapa protestave.

Ekipi i Televizionit Koha, është akuzuar nga ana drejtorit të Gjimnazit të Tetovës Namikqemal Mustafa i cili shkoi në vendngjarje për të ndjekur protestën e nxënësve të cilët ndjekin mësimin në shkollën fillore Bratsvo Migjeni në Lagjen Drenovec. Se Tv Koha qëndron prapa protestave.

Nxënësit e gjimnazit të cilët mësojnë në objektin e shkollës fillore në Drenovec kanë dalë në protesta dhe më të marrë njoftimin për këtë protestë ekipet e TV kohës janë drejtuar për në vendngjarje për të ndjekur protestën .

Nxënësit kanë shpalosur kërkesat para profesorëve të tyre por në këto momente arrinë drejtori i cili i irrituar se kemi arritur në vendngjarje para tij, ka kërkuar që të largohemi nga shkolla dhe të mos xhirojmë, ndërsa ka akuzuar Tv kohën se qëndron prapa protestave.

Me këtë rast ai ka penguar në kryerjen e detyrës së gazetarit që është informimi mbi ngjarjet që kanë karakter publik sepse protesta nuk mund të fshihet e sidomos kur ajo është nga nxënësit. Si redaksi hedhim poshtë këto akuza të pabaza dhe i cilësojmë si shpifje. Pyesim publikisht drejtorin e gjimnazit se pse nuk u soll kështu me mediat më 2 shtator ndaj ekipeve televizive në mesin e tyre edhe TV Koha të cilët kishin ardhur për të ndjekur përurimin e punimeve në gjimnazin e Tetovës.

Në këtë kontest po ju japim përgjigjen ne si redaksi se, ju dhe bashkëmendimtarët tuaj dëshironi që të dilni para medieve vetëm për raste solemne por jo edhe kur ka raste si ajo e djeshme, pra protesta. Ju rikujtoj se ne si medium informojmë opinionin edhe për raste solemne por edhe për raste të këtillë, pa marrë parasysh se ai pëlqen dikujt apo Jo. Rikujtojmë se puna dhe misioni ynë është që të informojmë drejtë për ngjarjet në vend, e me theks të veçantë në Tetovë, prandaj neve këta fyerje nuk do të na ndalojnë në kryerjen dhe përmbushjen e misionit tonë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *