Home / Lajme / Rajon / Droni gjendet në Pançevë:UEFA intervistoi referin dhe delegatin

Droni gjendet në Pançevë:UEFA intervistoi referin dhe delegatin

16 tetor-Komiteti i Disiplinës i UEFA-s mblidhet sot në Zvicër për të analizuar raportin e arbitrit të ndeshjes Serbi-Shqipëri, anglezit Martin Atkinson dhe atë të delegatit të ndeshjes, Harry Been.. Por vendimi zyrtar nga UEFA do të merret më 23 tetor

Dron i cili bartte flamurin e Shqipërisë etnike në stadiumin e Partizanit të Beogradit, i cili sipas arsyetimeve serbe ishte shkaku i ndërprerjes së ndeshjes ndërmjet Serbisë e Shqipërisë, është gjetur, raporton gazete serbe Kurir. Droni është gjetur në Pançevë, e personi tek i cili u gjet thonë është arrestuar dhe po merret në pyetje në polici. Po ashtu Por lajmi është konfirmuar edhe nga qeveria serbe. Ministri i Brendshëm serb Stefanovic, ka deklaruar se droni do ti nënshtrohet ekzaminimeve nëse është ai që u përdor në ndeshje. Dje “profimedija” publikoi fotot në të cilin shihej një simpatizues i Cërvena Zvezdës, si tërheq droning. Ai bashkë me Ivan Bogdanovin, ishin future në fushën e lojës.

Presidenti i UEFA, Mishel Platini tha se ndihet thellësisht i dëshpëruar për atë që ndodhi në Beograd mbrëmjen e së martës. “Futbolli supozohet se duhet të bashkojë njerëzit”, është shprehur Platini, duke theksuar se ‘loja nuk duhet të ngatërrohet me politikën në asnjë rrethanë’. Ndërkohë, duke folur për televizionin Francez TF1, Platini, deklaroi se skenat e dhunës në ndeshjen Serbi-Shqipëri janë të pajustifikuara. “Imagjinoni sikur në vend të flamurit, brenda dronit të ishte një bombë” deklaroi Platini për televizionin Francez. Platini nuk foli aspak pwr pamjet që tregojnë qartë fuçinë që po rrotullohej në tribunën e stadiumit të Partizanit. Sipas dyshimeve, huliganët serbë në ndeshjen ndaj Shqipërisë mund të kenë planifikuar ndonjë ‘sulm’ të mundshëm. Pas arrestimit të disa tifozëve, atyre iu janë sekuestruar shumë armë të ftohta, koktej molotovi dhe sprej. Futja e fuçisë në stadiumin, përbën një akt të rëndë nga ana e sigurisë së palës serbe.
Komiteti i Disiplinës i UEFA-s mblidhet sot në Zvicër për të analizuar raportin e arbitrit të ndeshjes Serbi-Shqipëri, anglezit Martin Atkinson dhe atë të delegatit të ndeshjes, Harry Been.. Por vendimi zyrtar nga UEFA do të merret më 23 tetor. Ndërsa gazetar spanjolle “AS” shkruan sot se të dy federatat e futbollit, serbe dhe shqiptare, mund të përjashtohen nga kualifikueset e Euro 2016 pas asaj që ndodhi në stadiumin e Partizanit të Beogradit mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku tifozët serbë ushtruan dhunë mbi futbollistët e kombëtares shqiptare. “Ajo që ka ndodhur nuk është e pranueshme, është diçka që nuk ka justifikim apo arsye,” tha presidenti i UEFA-s. Për herë të parë në gjashtë muajt e fundit Platini dhe Blater kanë rënë dakord për diçka të tillë. Kështu shkruan gazeta spanjolle AS.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *