Home / Lajme / Maqedoni / DSHM uron Menduh Thaçin

DSHM uron Menduh Thaçin

17 tetor- Duke ju siguruar për ndjenjën e konsideratës sime më të lartë, ju lus që t’i pranoni urimet e mia dhe të DSHM-së, si dhe dëshirën për suksese në detyrën që demokratët shqiptarë të Maqedonisë ju kanë besuar!”, thuhet në telegram urimin e lëshuar nga Musa Llamallari.

Diaspora Shqiptare për Maqedoninë, përmes një telegram ka uruar rizgjedhjen për kryetar të Menduh Thaçit në kongresin e fundit partiak. DSHM-ja e ka përcjellë me shumë vëmendje ecurinë e procesit zgjedhor, nëpër të cilin kaloi PDSH-ja, pas të gjitha spekulimeve mediatike. Kemi kënaqësinë e veçantë të konstatojmë se ky proces ishte një shembull i vërtetë i kulturës politike e demokratike jo vetëm për klasën politike të PDSH-së, por edhe për të gjithë opozitarët e vërtetë shqiptarë që besojnë se duhet ndryshime rrënjësore në skenën politike të Maqedonisë.DSHM-ja e çmon lart kontributin e jashtëzakonshëm të Kryetarit të saj, Menduh Thaçi, për konsolidimin e PDSH-së, Opozitës institucionale Shqiptare dhe ruajtjen e të Djathtës shqiptare në Maqedoni, si dhe çmon lart bashkëpunimin e përhershme me Diasporën Shqiptare në SHBA dhe Europë.Jemi të bindur se, gjatë muajve dhe viteve në vijim, Diaspora Shqiptare për Maqedoni dhe Partia Demokratike Shqiptare do të rrisin kontaktet e bashkëpunimit të ngushtë në mes vete, që do të na mundësojë të njihemi më mirë dhe të rrisim frymën e bashkëpunimit për t’i ndihmuar qytetarët shqiptar në Maqedoni. Duke ju siguruar për ndjenjën e konsideratës sime më të lartë, ju lus që t’i pranoni urimet e mia dhe të DSHM-së, si dhe dëshirën për suksese në detyrën që demokratët shqiptarë të Maqedonisë ju kanë besuar!”, thuhet në telegram urimin e lëshuar nga Musa Llamallari.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *