Home / Lajme / Maqedoni / Dy persona plagosin me thikë të riun

Dy persona plagosin me thikë të riun

10 tetor-I riu 25 vjeçar E.XH. ishte me të dashurën e tij E.R (24) nga Shkupi, kur papritmas erdhën dy persona B.I (34) dhe Z.V (19) me një makinë “Opel Kadet”, pasi e kanë sulmuar fizikisht E.XH, për një moment B.I ka nxjerrur thikën dhe ka goditur të riun duke i shkaktuar tre plagë në trup.

I riu tetovarë është plagosur me thikë teksa ishte me të dashurën e tij nga Shkupi, kur papritmas dy persona i kanë shkaktuar tre plagë në trup.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më datën 2 të këtij muaji, rreth orës 5 në rrugën “Video Smilevski Bato”. I riu 25 vjeçar E.XH. ishte me të dashurën e tij E.R (24) nga Shkupi, kur papritmas erdhën dy persona B.I (34) dhe Z.V (19) me një makinë “Opel Kadet”, pasi e kanë sulmuar fizikisht E.XH, për një moment B.I ka nxjerrur thikën dhe ka goditur të riun duke i shkaktuar tre plagë në trup.

E dashura e të riut tetovarë nga Shkupi ishte përpjekur për t’i ndarë nga rrahja, por edhe ajo mori plagë të lehta.

Dy personat B.I dhe Z.V kanë marrë padi penale për dhunë.

Gjithashtu lexo

DAÇIÇ NE E DIMË PËR ÇFARË JENI MARRË VESH – (VIDEO)

Serbia pretendon se shërbimet e inteligjencës së Maqedonisë kanë përgjuar diplomatët e saj por edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *