Home / Lajme / Maqedoni / Edhe zanatet individuale me liçencë

Edhe zanatet individuale me liçencë

17 tetor- Në të kundërtën parashihet që të ketë dënim.kështu që nëse inspektorët në teren konstaton se nuk është duke kryer veprimtari të paregjistruar do të parashtrojë proces verbal për ndalesë të punës për 30 ditë, kurse mjeshtërit poashtu do ti konfiskohen edhe veglat e punës. Dënimi për mjeshtrin do të jetë 1500 euro, kurse 1000 për pronarin dhe atë që e angazhon gjegjësisht kryefamiljarin, njofton Tv Koha.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka përgatitur një propozim ligj me të cilin parashihet që të gjithë elektristët, muratorët dhe të gjitha llojet e zanateve, patjetër të jenë të liçnecuar që të mund të punojnë.Kjo i vjen që nëse pas sjelljes së ligjit angazhoni një elektrist në snhtëpi ai patjetër të jetë i liçnecuar.
Në të kundërtën parashihet që të ketë dënim, raporton Tv Koha.

Kështu që nëse inspektorët në teren konstaton se nuk është duke kryer veprimtari të paregjistruar do të parashtrojë proces verbal për ndalesë të punës për 30 ditë, kurse mjeshtërit poashtu do ti konfiskohen edhe veglat e punës. Dënimi për mjeshtrin do të jetë 1500 euro, kurse 1000 për pronarin dhe atë që e angazhon gjegjësisht kryefamiljarin, njofton Tv Koha.

Nëse mjeshtri dy herë brenda vitit kapet duke punuar në mënyrë të parregullt, atëherë do të ketë edhe padi penale. Nuk do të dënohet puna vetanake në familje, ndihmë apo për qëllime vetenake, por nëse ftoni një të afërm që të rregullojë diçka në shtëpi atehërë ai duhet të vijë pa pagesë në tyë kundërtën nëse hasni në inspektorët atëherë do të ketë dënim. Në këtë propozim ligj poashtu parashihet që të ndalohen edhe shpalljet e veprimtarive të paregjistruara, transmeton Tv Koha.

Kështu me këtë ndalohet shpallja nëse ndonjë vepimtari apo mjeshtër dëshiron që të publikojë shpallje nuk parashtron të dhëna për identifikim në mediumin që e bën shpalljen. Gjatë parashtrimit të shpalljes ai është i obliguar që të dorëzojë edhe të dhëna për llogarinë rrjedhëse nga regjistri qendror të veprimtarisë përkatëse. Nëse nuk vepron sipas kësaj, televizioni, gazeta, apo portali, dënimi është 4 mijë euro, informon Tv Koha.

Ky propozim ligj pritet që të shtrohet së shpejti para komisioneve parlamentare për të marrë dritë jeshile nga deputetët për miratim gjegjësisht nga shumica parlamentare.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *