Home / Lajme / Maqedoni / Ekspo e karierës më 21 nëntor në Tetovë (VIDEO)

Ekspo e karierës më 21 nëntor në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 27 tetor – Më 21 nëntor në Qendrën për Kulturë në Tetovë do të mbahet evenimenti Ekspo i Karierës 2014 në organizim të këshillit rinor të ambasadës së SHBA-së në Shkup, njofton Televizioni Koha.

Në këtë eveniment do jenë të pranishëm 15 kompani, institucione dhe organizata të cilët do të prezantojnë ofertat e tyre për të rinjët e Maqedonisë dhe do të ofrojnë mundësitë për punësim dhe punë praktike, njofton Televizioni Koha.

Nga ana tjetër ata që janë të interesuar duhet të kenë me vete biografinë dhe në mënyrë direkte të bisedojnë me ofertuesit. Ky eveniment është përkrahur nga ana e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shkup.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *