Home / Lajme / Maqedoni / Emrat e shkollave në Tetovë janë nga koha e komunizmit (VIDEO)

Emrat e shkollave në Tetovë janë nga koha e komunizmit (VIDEO)

Tetovë, 27 tetor – Katër shkollat e mesme në Tetovë mbajnë emra të personaliteteve maqedonas, kurse numri më i madh i nxnësve në këto shkolla janë shqiptarë, njofton Televizioni Koha.

Shkolla e mesme komunale e Bujqësisë në Tetovë që nga themelimi mban emrin Mosha Pijade. Pothuasje dekada të tëra kjo shkollë mban këtë emër edhe pse pjesa dërmuese e nxënësve që mësojnë janë shqiptarë. Sa për ilustrim në këtë shkollë ka 1200 nxënës, kurse në vit të parë 13 paralele janë me mësim në gjuhën shqipe kurse 8 me mësim në gjuhën maqedonase.

Në një biografi të publikuar në Wikipedia, shkruhet se Mosha Pijade ka lindur në Beograd dhe ka qenë një luftarë, politikan dhe shtetas në Ish Jugosllavi. Qartë në biografinë e tij shënohet se ka qenë një komunist i devotshëm, me vetë faktin se ka pasur shumë funksione në kohën e Ish Jugosllavisë. Edhe nxënësit edhe stafi i shkollës nuk dijnë dhe nuk kanë informata se kush është Mosha Pijade.

Ndërkaq, këtë e ka vërtetuar edhe Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi i cili ka paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë zgjidhje për emrin e kësaj shkolle. Ademi me këtë rast ka nënvizuar se është në kontakt me komunën dhe paralajëmron zgjidhje të shpejtë për emrin e kësaj shkolle.

“Komponenta kryesore për arsim cilësor sigurisht se nuk është emri i një shkolle por është aktiviteti që zhvillohet në atë shkollë. Mirëpo nxënësit d he të puënsuarit në një farë mënyre duhet ta ndjenjë shkollën si të tyre edhe nëpërmjet emrit që mban.Nëse sot ju zhvilloni një anketë me nxënësite kësaj shkolle se kush është Mosha Pijade, ju garantoj se 99 përqind nuk do ta dijnë se kush është.Është një proces që duhet ta ndjekim, është një proces që duhet t`ua përshtatsim rrethanave aktuale, tua përshtatime dhe nevojave të nxënësve, prindërve dhe të punësuarve dhe shpresoj se në bashkëpunim me komunën për këtë shkollë të gjejmë një zgjidhje sa më të shpejtë”, deklaroi Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi.

Zëvendësdrejtori i kësaj shkolle Sherif Abdurahmani pranon se nuk kanë njohuri për Mosha Pijaden.

“Unë nuk do të shtojë asgjë më tepër nga ajo që tha Ministri, vërtetë është ashtu, nis einteresohemi brenda në shkollë, jo vetëm nxënësit por edhe stafi nuk do e dijnë se kush është Mosha Pijade. Ky emër ka ngelur dhe shpresojmë se do të ketë një zgjidhje të shpejtë”, tha Abdurahmani.

Ndryshe, katër shkollat e mesme në Tetovë mbajnë emra të personaliteteve maqedonas, kurse numri më i madh i nxnësve në këto shkolla janë shqiptarë. Shkolla e mesme tekstile mban emrin “Gjoçe Stojçevski”, gjimnazi i Tetovës “Kiril Pejçinoviq”, shkolla e mesme e mjekësisë “Nikolla Shtejn”, shkolla e muzikës “Todor Skallovski Tetoec”, kurse vetëm shkolla ekonomike mban emrin 8 shtatori.

Ministri i Arsimit dhe shkencës Abdilaqim Ademi, është shprehur se me më rëndësi është që nxënësit të ndjenjë shkollën si të tyre edhe nëpërmjet emrit që mban ajo shkollë. Ndryshe, këto komente janë bërë gjatë promovimit të projektit “Modeli Nansen për arsim të integruar” që realizohet në shkollën Bratsvo Migjeni dhe Mosha Pijade në Tetovë.

Projekti në fjalë do të përfshijë një pjesë të nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve maqedonas dhe shqiptarë me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit dhe rritjes së nivelit të integrimit. Modeli Nansen për arsimim të integruar implementohet përmes tri programeve themelore, aktiviteteteve të integruara jashtëmësimore për nxënësit, programi për trajnimin e mësimdhënësve dhe shërbimeve shkollore dhe programin or bashkëpunbim me prindërit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *