Home / Lajme / Maqedoni / Ermira Mehmeti – “E mira për veti”

Ermira Mehmeti – “E mira për veti”

3 tetor-
“Zamir Mehmeti tani veç ka filluar ta përgadis zyrën e zëvendës drejtorit pasi Ermira para se të ikë në SHBA ka marë garanca nga kryetari Ahmeti se Zamir Mehmeti do të zgjidhet zëvendës drejtor i Agjencionit”, thotë burimi jonë brenda BDI-së.

Vlon në BDI! Derisa ajo ishte këtu të gjithë ishin me të përveç disa “individëve” më të guximshëm, ndërsa me të ikur në SHBA, të gjithë u kthyen kundër saj dhe tanimë një kohë të gjatë çdo mbledhje të ograneve me të larta e fillojnë dhe mbyllin me Ermira Mehmetin, mëson TetovaSot nga burime partiake. .

Një numër i madh i bashkëpartiakëve të saj që janë pjesë e mbledhjeve të kryesisë kanë kërkuar që asaj ti meret mandati i deputetes dhe të mos i jepet ndonjë post i ngjashëm dhe me ndikim. Arsye për revoltën kundër Ermira Mehmetit është punësimi dhe emërimi i familjarëve të saj të ngushtë në pozicione të larta dhe tejet fitimprurëse, si dhe zhvillimi i saj personal në karierë në kuriz të partisë dhe votuesve.

Një burim i cili informoi portalin TetovaSot për këtë rast, zbulon poashtu edhe skemën e punësimeve dhe emrimeve në familjen e ngushtë të Ermira Mehmetit që në disa raste ngrit dyshimet edhe për konflikt interesi, por që sigurisht kanë shkaktuar reagime të mëdha brenda BDI-së. Ermira Mehmeti që nga mandati i kaluar, duke qenë poashtu deputete, zgjodhi vëllaun e saj, si anëtarë të ish Këshillit radiodifuziv që tani quhet Agjencioni për media, ndërsa si duket kjo nuk ka mjaftuar dhe tani atë e përgadit për zëvendës drejtor, njofton TetovaSot.

“Zamir Mehmeti tani veç ka filluar ta përgadis zyrën e zëvendës drejtorit pasi Ermira para se të ikë në SHBA ka marë garanca nga kryetari Ahmeti se Zamir Mehmeti do të zgjidhet zëvendës drejtor i Agjencionit”, thotë burimi jonë brenda BDI-së.

Vëllaun tjetër e ka sistemuar me vendim në institutin për Trashëgimi kulturore. Nusja e axhës së Ermira Mehmetit ndërkaq është drejtoreshë në Radio Shkupin. Kulmi i shijimit të pushtetit që më së shumti ka irituar BDI-stat ka qenë ky i fundit, kur Ermira Mehmeti mori mandatin e deputetit (minimum 1000 euro në muaj) dhe shkoi në SHBA për avancim profesional-akademik ku thuhet se do të qëndrojë të paktën dy vite. Ajo ngjashëm kishte vepruar edhe gjatë mandatit të kaluar kur pasi mori mandatin në zgjedhjet e vitit 2011, u largua në Tiranë ku qëndronte edhe ish bashkëshorti i saj si zëvendës ambasador dhe më pas shfrytëzoi edhe pushimin e lindjes duke qëndruar kështu pjesën më të madhe të kohës jashtë Kuvendit.

Poashtu gjatë mandatit të kaluar Ermira Mehmeti ka futuar edhe një honorar prej 500 euro në muaj nga Ministria e Mbrojtjes si këshilltare e ish ministrit Talat Xhaferi. Ndërsa gjatë mandatit të parë si deputete ajo poashtu ka qëndruar jashtë dhe si deputete ka magjistruar në Londër ku ka qëndruar poashtu një kohë të gjatë.

Ndryshe javë më parë në adresë të TetovaSot disa pleq nga Çairi që i dhanë mbështetje maksimale Ermirës gjatë fushatës kërkuan që pagën që e mer nga tua kthej atyre sepse ajo u kish premtuar se do ti prfaqësojë ata nëse mer mandatin e deputetes, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur nga Ermiraajo vazhon të marë pagën edhe pse nuk është në Maqedoni. /TetovaSot/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *