Home / Lajme / Rajon / EULEX: Ja e vërteta për zhvarrosjen e trupave në Çabrat

EULEX: Ja e vërteta për zhvarrosjen e trupave në Çabrat

30 tetor-“Pas përfundimit të plotë të procesit, DML do t’ua dorëzojë familjeve mbetjet e identifikuara drejtë dhe të ribashkuara, përfshirë ato të cilat janë identifikuar para disa viteve por të cilat nuk iu janë dorëzuar familjeve ende. Deri më tani, DML i EULEX-it ka kryer 467 operacione në terren në Kosovë dhe në Serbi, janë gjetur 318 individë dhe 427 iu janë dorëzuar familjeve të tyre”, thekson EULEX.

Një ditë pasi që bënë zhvarrosjen e 14 trupave në varrezën e Çabratit në Gjakovë, EULEX ka lëshuar një njoftim për media.

“Dje, personeli i EULEX-it i cili punon për Departamentin e Mjekësisë Ligjore (DML) të Kosovës zbatoi një urdhër të gjykatës në varrezat e Çabratit në Gjakovë dhe kreu zhvarrosjen e 14 varreve me qëllim të korrigjimit të mbetjeve mortore që ishin gjetur në Serbi në vitin 2001, të cilat ishin bashkuar gabimisht.
Rastet e varrosura në varrezat e Çabratit dhe rastet e tjera të lidhura me to të varrosura në Klinë dhe në Malishevë, kryesisht viktima të ngjarjeve në Gjakovë dhe në Kralan, janë të lidhura me më shumë se 50 raste të tjera të individëve të cilët ende janë të regjistruar si persona të zhdukur”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Më tej shtohet se “Mbetjet u dërguan në DML për identifikim të mëtejmë dhe analizë të ADN-së”.

“Pas përfundimit të plotë të procesit, DML do t’ua dorëzojë familjeve mbetjet e identifikuara drejtë dhe të ribashkuara, përfshirë ato të cilat janë identifikuar para disa viteve por të cilat nuk iu janë dorëzuar familjeve ende. Deri më tani, DML i EULEX-it ka kryer 467 operacione në terren në Kosovë dhe në Serbi, janë gjetur 318 individë dhe 427 iu janë dorëzuar familjeve të tyre”, thekson EULEX.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *