Home / Lajme / Maqedoni / EUROSTAT publikon numrin e popullsisë së Maqedonisë (VIDEO)

EUROSTAT publikon numrin e popullsisë së Maqedonisë (VIDEO)

07 tetor – Zyra Evropiane e Statistikave (EUROSTAT) publikoi sot të dhënat më të reja për numrin e banorëve që jetojnë në vendet anëtare të BE-së, por dhe në vendet kandidate për anëtarësim.

Mes tyre është edhe Maqedonia, popullsia e së cilës, sipas të dhënave të EUROSTAT, është 2.065 milionë banorë deri në 1 janar të vitit 2014, transmeton Televizioni Koha.

Të dhënat flasin se, krahasuar me një vit më parë, numri i banorëve është rritur me 30 mijë.

Në lidhje me numrin e foshnjave të lindura, të dhënat e EUROSTAT thonë se, përgjatë vitit 2013, numri i tyre është 11.2 foshnja në 1.000 banorë, ndërsa numri i të vdekurve është 9.3 persona në 1.000 banorë.

Sipas përllogaritjes së EUROSTAT, shtimi natyror i popullsisë në Maqedoni është 1.9 për qind, transmeton Televizioni Koha.

Në nivel të Evropës, deri në 1 janar të vitit 2014, numri i banorëve në të gjitha 28 shtetet anëtare është 507.4 milionë, që përbën rritje me 80 mijë banorë krahasuar me një vit më parë.

Gjithashtu, është rritur ndjeshëm numri i atyre banorëve që janë vendosur për të jetuar në vendet evropiane dhe kjo shifër është 700 mijë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *