Home / Lajme / Maqedoni / Firmat obligohen të vendosin GPS (VIDEO)

Firmat obligohen të vendosin GPS (VIDEO)

Tetovë, 07 tetor – Drejtoria për të Ardhurat Publike tashmë do të kontrollojë në mënyrë online qarkullimin e firmave të mëdha, pasi që firmat që kanë realizuar më shumë se 10 milion denarë qarkullim gjatë vitit të kaluar janë të obliguara që në arkat fiskale të vendosin sistemin GPS, transmeton Televizioni Koha.

Me këtë pritet që të ketë një kontroll më të madh të firmave të cilët fshehin qarkullimin ditor dhe nuk regjistrojnë të njejtin. Nga Drejtoria për të Ardhura Publike njësia rajonale në Tetovë theksojnë se afati i fundit për vendosje të sistemit të këtillë është 31 tetori kurse më pas mund të ketë edhe dënime për ata që nuk kanë të vendosur sistemin e GPS.

“Obliguesit tatimor të cilët gjatë vitit të kaluar kanë realizuar qarkullim më shumë se 10 milion denarë, të gjithë personat juridik që kryejnë veprimtari hotelerike dhe të gjitha subjektet që bëjnë tregti me derivatet e naftës (pompat e benzinës) janë të obliguar që deri më 31 tetor, të vendosin në arkat fiskale edhe pajisje GPS .Afati për obliguesit e tjerë tatimorë është 1 janari i vitit 2015”, thotë Goce Veselinovski, përgjegjës për informim në DAP në Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Sipas informatave zyrtare në nivel të shtetit numri i përgjithshëm i atyre subjekteve që duhet të vendosin GPS në arkat fiskale është rreth 8900 obligues tatimorë dhe pritet që këta obligues tatimor të vendosin rreth 26 mijë GPS. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *