Home / Sport / Fitojnë Shkëndija dhe Renova (VIDEO)

Fitojnë Shkëndija dhe Renova (VIDEO)

Tetovë, 29 tetor – Shkëndija vahdon serinë e fitoreve pas Horizontit, ishte skuadra e Metalurgut, e cila shijoi disfatën 1-2 në Tetovë. Ndërsa Renova si mysafirë, me 1-0 mundi Pelisterin në Manastir.

Shkëndija vahdon serinë e fitoreve, pas eliminimit nga garat e Kupës së Maqedonisë. Pas Horizontit, ishte skuadra e Metalurgut, e cila shijoi disfatën 1-2 në Tetovë. Vendasit kishin epërsi të sigurt pas pjesës së parë, pasi që braziliani Zhunior dhe boshnjaku Zeba shënuan brenda 45 minutave të para. Në fillim të pjesës së dytë, Radeski zbuti epërsinë e Shkëndijës, ndërsa myasfirët kishin edhe disa raste të tjera që të shënojnë golin e barazimit. Shkëndija me këto 3 pikë mban pozitën e tretë me 24 pikë, pas Rabotniçkit dhe Vardarit, të cilët shënuan fitore të sigurta.

Vardari mundi Teteksin me 5-0, ndërsa ‘romantikët’ si mysafirë mundën Sileksin me 2-0. Në përballjet e tjera, Bregallnica ndali Horizontin në barazim 1-1, ndërsa Renova si mysafirë, me 1-0 mundi Pelisterin në Manastir.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *