Home / Lajme / Maqedoni / Fyle publikon sot Raportin për përparimin e Maqedonisë

Fyle publikon sot Raportin për përparimin e Maqedonisë

8 tetor-Megjithatë, komisioni thekson edhe se mbeten serioze sfidat, ndërsa në disa zona edhe janë rritur me çka theksohet kultura e ndarë politike, shqetësimi serioz për ndikimin e rritur politik dhe kontrolli qeveritar i institucioneve dhe mediave shtetërore, si dhe situata e brishtë ndëretnike.

Komisari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, sot saktë në mesditë në Parlamentin evropian në Bruksel zyrtarisht do t’i publikojë progres-raportet për përparimin në euro-integrimet e vendeve-aspirante për anëtarësim në Union.
“Në përgjithësi, vendi vazhdon mjaftueshëm t’i plotësojë kriteret politike, e përfundoi pjesën më të madhe të reformave në lidhje të sistemit gjyqësor dhe të administratës publike dhe ka bërë progres pasi u bë vend kandidat në vitin 2005. Prandaj Këshilli duhet të kthehet në rekomandimin e Komisonit Evropian për hapjen e negociatve për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në draft-versionin e fundit të Komisionit Evropian për Maqedoninë.
Në këtë dokument për Maqedoninë theksohet se “niveli i dakordimit të rregullativës ligjore është i lartë në lidhje të asaj se ku për momentin gjendet vendi në procesin inkuadrues”. Megjithatë, komisioni thekson edhe se mbeten serioze sfidat, ndërsa në disa zona edhe janë rritur me çka theksohet kultura e ndarë politike, shqetësimi serioz për ndikimin e rritur politik dhe kontrolli qeveritar i institucioneve dhe mediave shtetërore, si dhe situata e brishtë ndëretnike.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *