Home / Lajme / Maqedoni / Georgievski kontra Ahmetit

Georgievski kontra Ahmetit

24 tetor- Kurse, për sa i përket parashikimeve të tij për idenë e ndarjes së territorit dhe popullsisë së Maqedonisë, ai është informuar nga pjesëmarrës të tjerë që ishin në bisedime rreth MO-së, ose nga mediat, ngase për temën e njëjtë mjaft është folur dhe shkruar nga mediat maqedonase”, ka theksuar Georgievski.

Ish-kryeministri dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE, Lubço Georgievski ka theksuar se nuk kishte biseduar me Ali Ahmetin për ndarjen e Maqedonisë dhe se gjatë konfliktit të vitit 2001 atij i ishte ofruar një plan për ndarjen e vendit.

“Lidhur me deklaratën e dhënë nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, të dhënë në disa media lidhur me konfliktin e 2001 dua të them këtë: Me Ali Ahmetin për herë të parë kanë shkëmbyer disa fjalë në 10 vjetorin e shënimit të Marrëveshjes së Ohrit. Që do të thotë se për këtë arsye nuk kam arritur të bisedoj me të para 10 viteve. Kurse, për sa i përket parashikimeve të tij për idenë e ndarjes së territorit dhe popullsisë së Maqedonisë, ai është informuar nga pjesëmarrës të tjerë që ishin në bisedime rreth MO-së, ose nga mediat, ngase për temën e njëjtë mjaft është folur dhe shkruar nga mediat maqedonase”, ka theksuar Georgievski.

Ahmeti në deklaratën e tij të fundit ka thënë se si drejtues i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Maqedonisë dhe bashkë me shtabin në vitin 2001 nuk kanë pranuar propozimin e kryeministrit të atëhershëm Lubce Gjeorgjevski për një plan për ndarjen e territoreve. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *