Home / Lajme / Maqedoni / Gjashtë persona të lënduar afër Dobroshtit (VIDEO)

Gjashtë persona të lënduar afër Dobroshtit (VIDEO)

Tetovë, 01 tetor – Në aksident vozitësi i veturës Zastava dhe 5 bashkudhëtarë kanë marrë lëndime trupore me ç`rast janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës prej të cilëve 3 janë mbajtur në spital ndërsa të tjerët janë lëshuar për kurim shtëpiak, transmeton Televizioni Koha.

Në rrugën rajonale Tetovë Jazhincë në hyrje të fshatit Dobrosht të martën mbrëma rreth orës 20 ka ndodhur aksident komunikacioni mes veturës Golf me regjistrim të Tetovës e drejtuar nga B.M 43 vjeç nga Reçica e Vogël dhe veturës “Zastava 101” me regjistrim të Tetovës e drejtuar nga S.A 31 vjeçar nga Odri. Në aksident vozitësi i veturës Zastava dhe 5 bashkudhëtarë kanë marrë lëndime trupore me ç`rast janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës prej të cilëve 3 janë mbajtur në spital ndërsa të tjerët janë lëshuar për kurim shtëpiak. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe janë zbardhur gjitha detajet rreth këtij aksidenti, njofton policia e Tetovës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *