Home / Lajme / Maqedoni / Gjashtë tetovarë përballen me dënime (VIDEO)

Gjashtë tetovarë përballen me dënime (VIDEO)

Tetovë, 16 tetor – 1100 euro është dënimi për gjashtë tetovarët të cilët morën pjesë në festën për kombtaren shqiptare në qendër të Tetovës e cilësuar nga policia si prishje e rendit dhe qetësisë publike, transmeton Televizioni Koha.

Kështu, pesë tetovarë do të duhet të pagujanë dënim nga 200 euro, kurse njëri 100 euro. Ky është epilogu i hetimeve të Policisë e cila morri në pyetje dhjetëra tetovarë për të cilët dyshonte se kanë qenë pjesë e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, transmeton Televizioni Koha.

Kështu, Gjashtë tetovarë janë sanksionuar për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike me thirrje, brohoritje, sjellje të pahijshme, përdorim të pajeluar të mjeteve piroteknike, përdorim të sirenave me vetura dhe startim të gomave nag më shumë vetura që ndodhi të martën mbrëma në Tetovës, rreth orës 22.30 minuta në kryqëzimnin e rrugëve të Ilindenit dhe Marshall tito, transmeton Televizioni Koha.

Ministria e Punëve të Brendëshme njoftoi se pesë tetovarë janë dënuar sipas ligjit për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike, të cilët do të duhen të paguajnë dënim me nga 200 euro, kurse njëri do të paguajë dënim prej 100 euro. Policia ka bërë të ditur se punon në identifimimin edhe të pesonave të tjerë të involvuar në prishjen e rendit dhe qetësisë publike, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, të martën në mbrëmje 400 deri në 500 të rinj tetovarë dolën në qendër të qytetit duke festuar në përkrahje të kombëtares shqiptare e cila zhvillonte ndeshjen kundër Sërbisë në Beograd.Ngjarjet në stadiumin e JNA-së, me ngritjen e flamurit të shqipërisë etnike shkaktuan festë gjithandej, kurse nuk mungoi festa edhe në Tetovë, por këtë festë e ka prishur policia e cila shqiptoi dënime për pjesëmarrësit, transmeton Televizioni Koha.

Në ndërkohë nuk kanë munguar komentet e ndryshme në rrjetet sociale të cilët kanë kritikuar këtë veprim të organeve policore pasi që sipas tyre askush nuk ka të drejtë që të ndalojë festën për kombëtaren. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *