Home / Lajme / Maqedoni / Gjykimi ndaj Naserit nuk fillon (VIDEO)

Gjykimi ndaj Naserit nuk fillon (VIDEO)

Shkup, 22 tetor – Kaluan pesë muaj dhe gjykimi i të dyshuarit Naser E, për vrasjen e Angel P në Gjorçe Petrov të Shkupit ende nuk ka filluar.

Avokati mbrojtës Rubin Dvojakov thotë se ende nuk është ngritur aktakuzë nga prokuroria për arsye se procedura e ekspertizës së fakteve dhe dëshmive ende është në zhvillim e sipër.

“Gjykimi i Naserit ende nuk ka filluar dhe nuk mund të fillojë pa u ngritur aktakuzë nga Prokuroria e cila do ta përcjellë atë në gjykatë. Ende është duke u bërë ekspertiza e fakteve dhe shpresojmë që sa më shpejtë të kryhet kjo procedurë”, tha Dvojakov.

Ndryshe, vrasja ndodhi më 19 maj në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit në afërsi të një spitali të syve, por akoma nuk ka asnjë detaj se si ka ndodhur vrasja, përkundër spekulimeve të ndryshme që mbizotëruan këtë ngjarje tragjike e cila nxiti tensione etnike dhe protesta të maqedonasve, të cilët dogjën dhe demoluan dyqane dhe lokale të shqiptarëve në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup. Arsyeja e parë e ngecjes së procedurës mund të jetë politizimi, me qëllim që mos të shfaqet pakënaqësi, prokurorit i kërkohet të zgjasë procedurën deri sa të qetësohen gjakrat. Sepse e pamë se çfarë ndodhi pas gjykimit të rastit Monstra. Arsyeja e dytë mund të jetë se ende nuk ka dëshmi të qarta dhe nga mungesa e tyre prokurori nuk mund të ngre aktakuzë. Mirëpo ai duhet të bëjë të ditur se a do ketë apo jo aktakuzë sepse kështu le në ankth edhe familjarët edhe vetë të dyshuarin i cili që nga ajo kohë gjendet në paraburgim, thonë ekspertët.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *