Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski në Bruksel do të takohet me Fylen dhe Daniellsonin

Gruevski në Bruksel do të takohet me Fylen dhe Daniellsonin

24 tetor-Gruevski dje në Bruksel mori pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropiane, ndërsa realizoi takim edhe me kryetarin e EPP-së, Zhozef Doll, i cili është takimi i parë pasi që politikani francez u zgjodh për kryetar të EPP-së.

Kryeministri Nikolla Gruevski sot në kuadër të vizitës dyditore në Bruksel do të takohet me euro-komisarin për zgjerim Shtefan Fyle dhe drejtorin e Drejtorisë së përgjithshme për zgjerim të BE-së Kristian Daniellson.
Gruevski dje në Bruksel mori pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropiane, ndërsa realizoi takim edhe me kryetarin e EPP-së, Zhozef Doll, i cili është takimi i parë pasi që politikani francez u zgjodh për kryetar të EPP-së.

Në margjinat e Samitit të EPP-së, kryeministri i Republikës së Maqedonisë kishte mundësi që edhe personalisht t’i urojë Zhan-Klod Junkerit për zgjedhjen e përbërjes së re të komisionit Evropian, ndërsa realizoi edhe një sërë bisedash të shkurtra dhe jozyrtare me kryeministren e Norvegjisë Erna Solberg, me kryeministrin hungarez Viktor Orban, me anëtarin e presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *