Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Për FBI-në në rastin ‘Monstra’ vendos Gjykata

Gruevski: Për FBI-në në rastin ‘Monstra’ vendos Gjykata

26 tetor- Megjithatë, kjo është punë e gjykatës, në këtë rast vendim i Gjykatës së Apelit dhe vetëm me vendimin e kësaj gjykate mund të thirret ose të pranohet dikush. Unë personalisht, gjithçka që do të miratojë ose pranojë gjykata, nuk kam zgjidhje tjetër, ose nuk do të doja të përzihemi”, deklaroi Nikolla Gruevski, Kryeministër.

Kryeministri Nikolla Gruevski thotë se nuk ka asgjë kundër apo pro, përfshirjes së ekspertëve të FBI-së në rastin “Monstra”. Kreu i Qeverisë tha se për këtë çështje ka diskutuar me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, por se vendimin final e jep Këshilli Gjyqësor dhe jo ai.

“Pra, për përfshirjen e cilitdo qoftë jashtë kufijve të Maqedonisë mund të vendosë vetëm gjykata. Nuk mund të vendosë as Nikola Gruveski e askush tjetër. E vërtet është se gjatë bisedave, ai ma ka përmendur. Mbetet që gjykata të marrë vendim nëse do ta pranojë ose jo përfshirjen e shërbimeve të tjera nga shtete të tjera. Gjithashtu, çështja është se, a do të duan ato shërbime të vijnë dhe të pranojnë një gjë të tillë. Megjithatë, kjo është punë e gjykatës, në këtë rast vendim i Gjykatës së Apelit dhe vetëm me vendimin e kësaj gjykate mund të thirret ose të pranohet dikush. Unë personalisht, gjithçka që do të miratojë ose pranojë gjykata, nuk kam zgjidhje tjetër, ose nuk do të doja të përzihemi”, deklaroi Nikolla Gruevski, Kryeministër.

Bisedën mes Gruevskit dhe Ahmetit, për përfshirjen e ekspertëve të FBI-së, e bëri të ditur vetë kreu i BDI-së Ameti, për gazetat maqedonase pak juavë më parë. Ahmeti ka thënë disa herë tashmë se rasti “Monstra” duhet të ishte më transparent, madje gjyqësori në Maqedoni sipas tij, është ende selektiv. Ndërkaq, Gruevski sot foli para mediave edhe për proceset e euro-integrimit, përkatësisht plan-veprimin që paralajmëroi dy ditë më parë, pas takimit me komisionerin për zgjerim Fyle. Të paktën sot, Gruevski nuk zbuloi hollësira përveçse theksoi se pret nga çdo ministri plane specifike lidhur me kritikat që janë marrë. Gruevski parashikon përpilimin e një dokumenti të veçantë qeveritar, dhe pastaj do të tregojë hapat konkretë dhe strategjikë për përmbushen e reformave të theksuara nga Komisioni Evropian

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *