Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski vlerëson përkrahjen e Çekisë (VIDEO)

Gruevski vlerëson përkrahjen e Çekisë (VIDEO)

02 tetor – Çekia është e gatshme ta mbështesë tërësisht Maqedoninë gjatë përgatitjeve për anëtarësimin në NATO dhe në BE.

Kështu deklaroi kryeministri çek, Bohusllav Sobotka pas takimit me homologun nga Shkupi Nikola Gruevski, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Pragë.

Sobotka është i mendimit se pasi të plotësohen kushtet, nuk ka nevojë të kufizohet anëtarësimi në NATO dhe fillimi i negociatave me BE-në, siç ndodh në rastin me Maqedoninë. Ai shfaqi gatishmëri, siç tha, për ndihmën në këtë rrugë, duke e shfrytëzuar dhe duke e ndarë përvojën e vet për anëtarësim në BE dhe zbatimin e të drejtës evropiane dhe standardet e BE-së.

Sipas tij, Çekia vlerëson se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike është një rrugë që çon në stabilitet dhe prosperitet në mbarë Evropën.

Nga ana tjetër, Gruevski tha se Maqedonia e vlerëson lart mbështetjen parimore dhe konsistente të Çekisë për fillimin pa kusht dhe sa më parë të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

“ Republika e Maqedonisë e vlerëson lartë politikën konszisente të repulikës së Çekisë për fillim sa më të shpejtë dhe të pakushtëzuar të bisedimeve për fillim të negociatave qasëse për anëtarësim në BE si dhe me vazhdimin e bisedimeve paralele për tejkalimin e kontestit bilateral me një anëtare të unionit. Republika e Maqedonisë poashtu e vlerëson lartë angazhimin dhe nbdihmën e republikës së Çekisë që të gjitha vendet e Ballkanit të jenë pjesë e unionit dhe kjo politikë e Çekisë paraqet një lidership të vërtetë ”, tha Gruevski.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *