Home / Lajme / Rajon / Halil Matoshi: Është marrëzi të kërkohet anulimi i vizitës së Ramës në Beograd

Halil Matoshi: Është marrëzi të kërkohet anulimi i vizitës së Ramës në Beograd

17 tetor-Matoshi mendon se vizita e Ramës do të duhej ketë karakter të zbutjes së gjakrave në mes dy popujve dhe të rritjes se mirëkuptimit dhe mirëbesimit, e assesi të armiqësimit të mëtutjeshëm.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se nuk do të anulojë vizitën e ti të planifikuar në Beograd.

Publicisti Halil Matoshi, duke i komentuar zërat se ai duhet ta anulojë këtë vizitë, ka theksuar se është kategorikisht kundër përzierjes së politikës me sport. Sipas Matoshit, kemi të bëjmë me dy çështje të cilat duhet të sqarohen.

“E para, unë jam kundër çdo interferimi, të kosovarëve, në punët e brendshme të Republikës së Shqipërisë. Dhe, e dyta, unë jam kategorikisht kundër përzierjes se sportit me politikën. Ne kemi të bëjmë me një ndeshje futbolli dhe asgjë më shumë. Aty janë dy ekipe kundërshtare, respektivisht 22 lojtarë, që i matin forcat në terren. Unë mendoj se problemet e së martës mbrëma, që kanë ndodhur në Beograd, nuk duhet të shërbejnë si mundësi për armiqësim në mes të dy popujve”, ka thënë ai për Telegrafin.

Matoshi mendon se vizita e Ramës do të duhej ketë karakter të zbutjes së gjakrave në mes dy popujve dhe të rritjes se mirëkuptimit dhe mirëbesimit, e assesi të armiqësimit të mëtutjeshëm.

Ndryshe, Kryetari i Prishtinës, njëherësh nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Shpend Ahmeti, pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga Edi Rama që të mos shkojë në Beograd. Ndërsa, veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, duke folur rreth kësaj çështje, ka theksuar se Rama nuk duhet ta anulojë vizitën e tij të paralajmëruar. Madje, ai thekson se edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duhet të shkojë më 1 nëntor në Beograd. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *