Home / Lajme / Maqedoni / Haradinaj uron Thaçin (VIDEO)

Haradinaj uron Thaçin (VIDEO)

Tetovë, 13 tetor – Përkushtimi juaj për të fuqizuar edhe më tej prosperimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni, është një garanci e suksesit të vazhdueshëm të platformës suaj politike, transmeton Televizioni Koha.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush HaradinajMenduh Thaçin për rizgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike Shqiptare, në kongresin e PDSH-së mbajtur në Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

“Kam kënaqësinë që të përshëndes rizgjedhjen tuaj në krye të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni dhe Ju uroj suksese të mëtejme në punën dhe angazhimin tuaj si lider i opozitës shqiptare në Maqedoni.

Duke besuar në bashkëpunimin e mëtutjeshëm të ndërsjellë, në mes të dy subjekteve tona, dëshiroj t’jua shprehë përcjellë përkrahjen time të plotë në punën dhe projektet tuaja për ti çuar përpara proceset nëpër të cilat po kalon populli shqiptar në Maqedoni si dhe në rrugën e Maqedonisë drejt integrimeve.

Përkushtimi juaj për të fuqizuar edhe më tej prosperimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni, është një garanci e suksesit të vazhdueshëm të platformës suaj politike”, thuhet në telegram urimin e Haradinajt, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *