Home / Lajme / Maqedoni / Haxhilerët pdo tu nënshtrohen kontrolleve mjeksore

Haxhilerët pdo tu nënshtrohen kontrolleve mjeksore

9 tetor-Kontrollet kryhen nga Inspektorati shtetëror sanitarë dhe shëndetësor dhe qendrat e shëndetit publik dhe shërbimet epidemiologjike të cilët do të jenë të kyçura në detektimin e të sëmurëve eventual. Janë caktuar edhe vendet për izolim të personave të sëmurë të mundshëm”, tha Zvonko Milenkoviq, drejtor i klinikës infektive.

Ekipet mjekësore do të presin kthimin e rreth 1 mijë hanxhinjve nga Arabia Saudite në vend. Mjekët do të shpërndahen në aeroportin Aleksandri i madh dhe vendkalimin kufitar Deve Bair me Bullgarinë. Autoritetet mjekësore thonë se të përgatitur presin qytetarët të kthehen nga kryerja e njërit prej 5 obligimeve islame, Haxhin, sepse ekziston rreziku i futjes së ndonjë sëmundjeje të rrezikshme siç është edhe epidemia e Ebolës.

“Duke filluar nga dita e nesërme do të ketë kujdestari 24 orëshe deri sa të gjithë qytetarët e Maqedonisë të kthehen nga haxhi. Kontrollet kryhen nga Inspektorati shtetëror sanitarë dhe shëndetësor dhe qendrat e shëndetit publik dhe shërbimet epidemiologjike të cilët do të jenë të kyçura në detektimin e të sëmurëve eventual. Janë caktuar edhe vendet për izolim të personave të sëmurë të mundshëm”, tha Zvonko Milenkoviq, drejtor i klinikës infektive.

Nga Komisioni i sëmundjeve infektive thonë se hanxhinjtë janë informuar për sëmundjet e mundshme para se të nisen në udhëtim, ndërsa me ta janë dërguar edhe mjekë të edukuar mirë. Pritet që në dhjetë ditët në vijim në vend të kthehen 703 haxhinj përmes rrugës tokësore dhe 235 me aeroplan. Gjendja shëndetësore e hanxhinjve do të mbikëqyret 21 ditë pas kthimit të tyre në vend. Theks kryesor i ekzaminimit do jenë katër sëmundje, kolera, malaria, sëmundja e organeve të frymëmarrjes që është prezent në Arabinë Saudite dhe Ebola.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *