Home / Lajme / Rajon / Hill me libër autobiografik, flet edhe për Kosovën

Hill me libër autobiografik, flet edhe për Kosovën

12 tetor-Në “shuttle” diplomacinë e tij ambasadori Hill flet për gjendjen dhe përditësimet e dokumenteve negociuese që media do t’i emërtonte si “Plani Hill”, në të cilat punonin juristët e Departamentit të Shtetit, dokumente që i ofroheshin palës serbe dhe asaj shqiptare e që vazhdimisht i rrisnin të drejtat e shqiptarëve dhe të Kosovës.

Ambasadori Christopher Hill, aktualisht dekan i Shkollës Josef Korbel të Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin e Denverit, ish ndërmjetësues amerikan në konferencën mbi Kosovën në Rambouillet të Francës, ka botuar një libër autobiografik në të cilin përshkruan jetën “në vijën e parë të diplomacisë amerikane”’ ku pashmangshëm se një pjesë qendrore e saj bën fjalë për angazhimet e tij për dhe rreth Kosovës, në një periudhë pothuajse prej një dekade.

Hill angazhimin e tij në Ballkan e nisë me përgatitjen e (ri)hapjes së Ambasadës Amerikane në Tiranë, për t’u emëruar më pas ambasador amerikan në Maqedoni, që atëbotë në vitet e ‘90-ta merrej drejtpërdrejt edhe me Kosovën, e për të vazhduar si i dërguari i Washingtonit për çështjen e Kosovës dhe përfundimisht më vonë edhe ndërmjetësuesi amerikan në konferencën mbi Kosovën në Rambouillet, konferencë që i hapi përfundimisht rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Takimin e tij të parë me ushtarët e UÇK-së ambasadori Hill e përshkruan të ketë ndodhur në një postbllok në rrugën për në Kijevë, “fshatin më të rrezikshëm në Evropë”, siç e kishte përshkruar ambasadori Richard Holbrooke, për të konstatuar që me 1998 se çfarëdolloj bisedimesh për të ardhmen e Kosovës duhej të përfshinin në ekipin e gjerë negociator kosovar “edhe djelmoshat me armë”.

Në “shuttle” diplomacinë e tij ambasadori Hill flet për gjendjen dhe përditësimet e dokumenteve negociuese që media do t’i emërtonte si “Plani Hill”, në të cilat punonin juristët e Departamentit të Shtetit, dokumente që i ofroheshin palës serbe dhe asaj shqiptare e që vazhdimisht i rrisnin të drejtat e shqiptarëve dhe të Kosovës.

“Palët erdhën në Rambouillet më 6 shkurt… ndërsa Hobroooke deklaronte në Herald Tribune se bisedimet kishin një shans 50-50 për sukses”, shkruan Hill. “I thash: e di ku e bazon mossuksesin, po ku po e bazon 50 përqindëshin e suksesit? Sapo filluam (konferencën) e pash një shans për sukses, e ajo që na duhej ishte ‘pranimi i dokumentit nga shqiptarët dhe refuzimi nga serbët’. Kështu edhe ndodhi dhe më në fund Aleanca Ushtarake Perëndimore e NATO-së do të fillonte sulmet 78 ditëshe që përfundimisht larguan forcat serbe dhe vendosën administrimin e përkohshëm ndërkombëtar në Kosovë”. /RTK/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *