Home / Lajme / Botë / Hong-Kong, përleshje të reja ndërmjet protestuesve dhe policisë

Hong-Kong, përleshje të reja ndërmjet protestuesve dhe policisë

19 tetor-Disa protestues, shumica e të cilëve janë studentë, ishin përgjakur dhe lënduar në përleshje dhe u është dhënë ndihmë mjekësore.
Demonstruesit kanë bartur çadra dhe syze për tu mbrojtur nga shkopinjtë dhe spreji me piper i policisë

Në Hong-Kong sot kanë shpërthyer përleshje të reja ndërmjet protestuesve për demokraci dhe policisë speciale.
Policia ka përdorë shkopinj për t’i zmbrapsur protestuesit nga hapësira qendrore në Hong-Kong, në ditën e katërt me radhë të konfrontimeve të dhunshme gjatë demonstratave tri-javore.
Disa protestues, shumica e të cilëve janë studentë, ishin përgjakur dhe lënduar në përleshje dhe u është dhënë ndihmë mjekësore.
Demonstruesit kanë bartur çadra dhe syze për tu mbrojtur nga shkopinjtë dhe spreji me piper i policisë.
Protestuesit kërkojnë që zgjedhjet e ardhshme për lider të Hong-Kongut në vitin 2017 të jenë të lira, por autoritetet e Kinës insistojnë në kandidimin e seleksionuar. /REL/

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *