Home / Lajme / Maqedoni / Humb jetën 55 vjeçari në aksident hekurudhor në Sedllarcë

Humb jetën 55 vjeçari në aksident hekurudhor në Sedllarcë

20 tetor-Në këtë vend ka edhe sinjalizim të vendosur pak kohë më parë, por afërsi e mbikalimit rrugor me mbikalimin në hekurudhë dyshohet të jetë arsyeja kryesore për aksidentet e shumta në këtë vend. Banorët kërkojnë që të vendosen rampa në kohën kur kalon treni që do të ishte një zgjidhje e përhershme.

55 vjeçari Fadil Z nga fshati Sedllarcë ka humbur jetën në një aksident hekurudhor në mbikalimin hekurudhor në Sedllarcë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13 e 30 minuta kur makina e tij Renault 4 është goditur nga treni që qarkullonte në relacionin Shkup-Kërçovë me numër 661 -235.
55 vjeçari nga fshati Sedllarcë ka humbur jetën në vendngjarje mënjëherë pas aksidentit ndërsa sipas dëshmitarëve okularë ai ka qenë duke shkuar tek ferma e tij kur në një moment është përlasur me trenin. Në vendngjarje kanë dalur ekipet e SPB-së të cilët bëjnë hetime së bashku me prokurorin publik. Ky nuk është aksidenti i parë që ndodhën në këtë pjesë të rajonit të Tetovës, pasi që dy vite më parë humbi jetën një i ri nga fshati Siniçan gjatë një aksidenti me trenin. Poashtu një vit më parë një grua poashtu nga fshati Sedllarcë u godit nga treni në rrethana ende të pasquara. Treni dy herë në ditë kalon nëpër Tetovë por dëmet gjithnjë kanë qenë fatale pasi që ka marrë jetëra njerëzish. Sipas dëshmitarëve, vozitësi i lokomotivës disa herë i ka rënë burisë kur ka parë veturën në hekurudhë por ka qenë e kotë.
“Disa herë i ra borisë dhe kur dolëm pamë se ka goditur një veturë.Ne jemi udhëtarë dhe nuk kemi parë si ka ndodhur por vetëm kemi dëgjuar borinë”, tha një dëshmitar.
Në këtë vend ka edhe sinjalizim të vendosur pak kohë më parë, por afërsi e mbikalimit rrugor me mbikalimin në hekurudhë dyshohet të jetë arsyeja kryesore për aksidentet e shumta në këtë vend. Banorët kërkojnë që të vendosen rampa në kohën kur kalon treni që do të ishte një zgjidhje e përhershme.Shumë banorë sot ishin grumbulluar në vendngjarje të cilët kërkojnë që të gjendet një zgjidhje përndryshe jetërat e tyre gjithnjë janë në rrezik kur shkojnë në pronat e tyre.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *