Home / Lajme / Maqedoni / Hyjnë në fuqi gjobat marramendëse, kujdes në komunikacion

Hyjnë në fuqi gjobat marramendëse, kujdes në komunikacion

29 tetor-Ndërsa tejkalimi i shpejtësisë prej 30 deri 50 km/h nga shpejtësia e lejuar në vendbanimet e banuara – 300 euro gjobë dhe ndalesë për të drejtuar makinën prej 3 – 12 muaj.

Në Maqedoni prej sot kanë hyrë në fuqi gjobat e reja të larta për shkeljet në komunikacion.

Sipas ligjit të ri për siguri në komunikacionin rrugor, gjobat janë shumë të larta dhe të papërballueshme për të gjithë shkelësit e ligjit.

Por cilat janë çmimet marramendëse të gjobave:

Nëse nuk keni rrypin e sigurisë – 100 euro (6.000 den) gjobë;

Nëse nuk keni ndezur dritat – 100 euro (6.000 den) gjobë;

Parkim i gabuar i makinës – 45 euro gjobë;

Në rast të parkimit në vijat e kalimit të këmbësorëve apo udhëkryq – 250 euro gjobë;

Mosdhënia e përparësisë për kalimtarët në kalimet e udhëtarëve – 250 euro gjobë;

Tejkalimi i shpejtësisë në vendbanime të banuara nëse shkon mbi 50 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar apo e caktuar në shenjën e komunikacionit– 500 euro gjobë ose 65 pikë negative si dhe aplikimi i masës së ndalesës për drejtimin e makinës prej 6 deri 12 muaj.

Nëse drejtoni makinën mbi 10 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 20 euro gjobë

Tejkalimi prej 10 deri 30 km/h nga shpejtësia e lejuar – 45 euro

Ndërsa tejkalimi i shpejtësisë prej 30 deri 50 km/h nga shpejtësia e lejuar në vendbanimet e banuara – 300 euro gjobë dhe ndalesë për të drejtuar makinën prej 3 – 12 muaj.

Prania e fëmijëve në karrigen e përparme të makinës në moshën më to vogël se 12 vjet – 45 euro gjobë;

Për pagesën e gjobave do të aplikohet sistemi i precizuar me afate dhe procedura të rregulluara, përmes tërheqjes së parave nga llogaritë bankare të qytetarëve apo edhe forma të tjera

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *