Home / Lajme / Maqedoni / Ibrahimi: Ministria e drejtësisë ‘njollos’ PDSH-në (VIDEO)

Ibrahimi: Ministria e drejtësisë ‘njollos’ PDSH-në (VIDEO)

29 tetor – “Ja dokumentet. Në dokumentin e dytë nga revizioni kërkohet nga Ministria e Drejtësisë që të rishikojë vendimin e saj, sepse me PDSH-në është çdo gjë në rregull! Kërkojmë urgjentisht nga ky ministër i shndërruar në marionetë, të tërheq vendimin e turpshëm ku njolloset PDSH-ja, të kërkojë falje dhe të japë dorëheqje”, tha Orhan Ibrahimi, PDSH.

DSH-ja ka kundërshtuar procedurën e Ministrisë së Drejtësisë për gjobitjen e partisë së Thaçit, për shkak të fshehjes së donacioneve për mbulimin e fushatës parazgjedhore. Sipas deputetit të PDSH-së Orhan Ibrahimi, revizioni nuk ka paraqitur vërejtje dhe ka konfirmuar transparencën e PDSH-së. Ai kërkoi dorëheqje nga ministri Jashari për shkak të njollosjes me qëllim të emrit të partisë opozitare.

“Ja dokumentet. Në dokumentin e dytë nga revizioni kërkohet nga Ministria e Drejtësisë që të rishikojë vendimin e saj, sepse me PDSH-në është çdo gjë në rregull! Kërkojmë urgjentisht nga ky ministër i shndërruar në marionetë, të tërheq vendimin e turpshëm ku njolloset PDSH-ja, të kërkojë falje dhe të japë dorëheqje”, tha Orhan Ibrahimi, PDSH.

Ligji për Financimin e Partive obligon subjektet politike të deklarojnë çdo vit raportin e tyre financiar, si dhe mjetet që ata kanë pranuar si donacion. Nëse konstatohen parregullsi ose fshehjen donacionesh, Ligji parashikon gjoba për partitë. Në këtë rast në vend të gjobave, është kërkuar që PDSH-së të mos i shpërndahen paratë që ka fituar në bazë të numrit të votave të grumbulluara. Përveç PDSH-së do të gjobiten edhe PLD-ja e Andrej Zhernovskit, partia e Amdi Bajramit, Partia Demokratike e Turqve dhe mbi 30 parti të tjera.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *