Home / Lajme / Maqedoni / Ilir Shaqiri promovon librin “Tan Temali” (VIDEO)

Ilir Shaqiri promovon librin “Tan Temali” (VIDEO)

Tetovë, 10 tetor – Rexhep Qosja në parathënie të librit ka shkruar se romani i Ilir Shaqirit Tan Temali është në roman për ngjarje historike dhe kulturore që kanë shënuar jetën e brezit tonë: jetën e brezit që e krijoi lëvizjen kombëtare e cila, më në fund, solli atë që aq gjatë është ëndërruar prej gjithë brezave shqiptarë: solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Këngëtari i njohur Ilir Shaqiri sot ka promovuar librin e tij të parë “Tan Temali” nën organizim të Institutit të Librit dhe promocionit, Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë dhe shtëpisë Botuese Toena. Me këtë rast autori I Librit para shumë profesorëve dhe studentëve u shpreh se gjithmonë ka kënduar duke gjetur këngën dhe fjalën e bukur dhe këtë e kam gjetur te shkrimtarët tanë, ndërsa fjala e bukur më ka përcjellë dhe unë kam vrapuar pas saj, theksoi ai, njofton Televizioni Koha.

Rexhep Qosja në parathënie të librit ka shkruar se romani I Ilir Shaqirit Tan Temali është në roman për ngjarje historike dhe kulturore që kanë shënuar jetën e brezit tonë: jetën e brezit që e krijoi lëvizjen kombëtare e cila, më në fund, solli atë që aq gjatë është ëndërruar prej gjithë brezave shqiptarë: solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, raporton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *