Home / Lajme / Maqedoni / Imer Aliu: Shqiptarët në dorë të VMRO-së (VIDEO)

Imer Aliu: Shqiptarët në dorë të VMRO-së (VIDEO)

Shkup, 30 tetor – “Veç më, VMRO-ja po përkujdeset për disa projekte të cilat duhet të realizohen në vendbanimet shqiptare, për fat të keq, pasi nuk ka asnjë projekt real si nevojë, si kërkesë e shqiptarëve që duhet të realizohet”, u shpreh Imer Aliu, PDSH, transmeton Televizioni Koha.

Seanca e parë e rezervuar për pyetjet e deputetëve ndaj Qeverisë, në mandatin e ri qeveritar kaloi pa debat të mirëfilltë. Në parlament, siç pritej mungoi opozita maqedonase por edhe qeveritarët shqiptarë. Nga BDI-ja vetëm ministri i pushtetit lokal Lirim Shabani dhe ai i ekonomisë Bekim Neziri u paraqitën në fillim të seancës, duke e braktisur shpejt atë, për t’i lënë vetëm ministrat e VMRO-së. Sjellja e BDI-së u kritikua nga PDSH-ja, transmeton Televizioni Koha.

“Musa Xhaferi nuk është këtu, si zakonisht, Musës as që i bëhet vonë për shqiptarët. Rrihen shqiptarët, vriten shqiptarët, nuk ka asnjë investim për shqiptarët, Musa e çon punën e vet, e puna e tij është reketimi i shqiptarëve, reketimi i atyre pak që punësohen. Dihet botërisht se për tu punësuar në administratën shtetërore, tarifa është prej 3 deri 5 mijë euro, varësisht prej vendit të punës”, tha Imer Aliu, PDSH, transmeton Televizioni Koha.

Përveç kritikave ndaj BDI-së, PDSH-ja gjeti kohë për të konstatuar edhe përkujdesjen e VMRO-së për vendbanimet shqiptare.

“Veç më, VMRO-ja po përkujdeset për disa projekte të cilat duhet të realizohen në vendbanimet shqiptare, për fat të keq, pasi nuk ka asnjë projekt real si nevojë, si kërkesë e shqiptarëve që duhet të realizohet”, u shpreh Imer Aliu, PDSH, transmeton Televizioni Koha.

“Sjellja jonë ndaj qytetarëve është e njëjtë. Vet fakti se disa nga deputetët tanë parashtruan pyetje të cilat i ka vërejtur parafolësi im, tregon për sjelljen që kemi edhe ndaj maqedonasve, por edhe ndaj shqiptarëve, turqve, vllehve, romëve, pa asnjë dallim”, deklaroi Ilija Dimovski, VMRO, transmeton Televizioni Koha.

Pjesa tjetër e seancës kaloi me pyetjet e zakonshme të deputetëve të VMRO DPMNE-së ndaj ministrave të partisë së tyre, duke iu dhënë rast për promovimin dhe reklamimin e projekteve. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *