Home / Lajme / Maqedoni / Incidenti asnjë lidhje me partinë, raportimet joprofesionale

Incidenti asnjë lidhje me partinë, raportimet joprofesionale

26 tetpr-Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet partner i denjë i mediave në vend, por ky bashkëpunim duhet të ketë si parakusht përgjegjësinë shoqërore edhe tek gazetarët dhe mediat të cilët duhet të demonstrojnë profesionalizëm dhe korrektësi në ushtrimin e punës së tyre

Bashkimi Demokratik për Integrim i cilëson tendencioze raportimet për incidentin e ndodhur në fshatin Kondovë të Shkupit, ku të premten në mbrëmje u plagosën 4 persona.

Duke shprehur keqardhjen e thellë për incidentin, BDI thotë se nuk janë të vërteta raportimet se motivet e incidentit janë të natyrës partiake.

Në reagimin me shkrim, BDI këmbëngul se incidenti nuk është i ndërlidhur në asnjë mënyrë me procesin zgjedhor që po zhvillohet brenda strukturave partiake dhe siguron se personat e përfshirë në incident nuk janë pjesë e organeve të partisë.

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh keqardhje për incidentin e të premtes mbrëma në një kafiteri në fshatin Kondovë të komunës së Sarajit në të cilin u lënduan katër persona.

Njëkohësisht, Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh keqardhje të thellë edhe për mënyrën e informimit dhe transmetimit tendencioz të lajmit për këtë incident nga mediat në vend të cilat paragjykuan padrejtësisht se incidenti ka ndodhur në hapësirat e subjektit tonë politik në këtë komunë gjatë një mbledhje partiake.

Të premten mbrëma , strukturat e BDIsë nuk kanë zhvilluar asnjë aktivitet partiak në Saraj, por as mbledhje të degës së Sarajit ose të ndonjë Këshilli Vendor në kuadër të kësaj dege, ndërsa të përfshirët në këtë incident nuk janë pjesë e strukturave të zgjedhura në degë ose në ndonjë nga këshillat vendor të degës respektive.

Gjithashtu, ky incident nuk ndërlidhet në asnjë mënyrë me procesin zgjedhor brenda strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim në këshillat vendor dhe degën e Sarajit.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet partner i denjë i mediave në vend, por ky bashkëpunim duhet të ketë si parakusht përgjegjësinë shoqërore edhe tek gazetarët dhe mediat të cilët duhet të demonstrojnë profesionalizëm dhe korrektësi në ushtrimin e punës së tyre”, thuhet në reagimin e BDI-se.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *