Home / Lajme / Maqedoni / IPA fondet, BE-ja i ofron 664 milion euro Maqedonisë

IPA fondet, BE-ja i ofron 664 milion euro Maqedonisë

30 tetor-I pyetur nga gazetarët në lidhje me çështjen e vlerësimeve të ndryshme nga pushteti dhe opozita për Raportin e KE-së, ambasadori tha se ky dokument është i qartë, ndaj dhe nuk ka vend për t’u interpretuar ndryshe-ndryshe.

Ambasadori i BE-së Aivo Orav tha se Raporti i Progresit për Maqedoninë nuk lë hapësirë për interpretime të ndryshme.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me çështjen e vlerësimeve të ndryshme nga pushteti dhe opozita për Raportin e KE-së, ambasadori tha se ky dokument është i qartë, ndaj dhe nuk ka vend për t’u interpretuar ndryshe-ndryshe.

“Në Raportin e këtij viti nuk ka vend për interpretime të ndryshme. Ai përmban Rekomandimin, por edhe vërejtjet e Komisionit se është shënuar një prapakthim. Ne i inkurajojmë autoritetet që të punojnë seriozisht në lidhje me këto çështje. Këto janë liria e shtypit, sundimi i së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe dialogu politik”, tha Orav.

Ai i bëri këto komente në konferencën për shtyp ku u dha lajmi për ndarjen e 664.2 milionë eurove Maqedonisë, në kuadër të programit IPA.

Bashkimi Evropian i ofron 664 milion euro Maqedonisë në kuadër të fondeve IPA 2 për periudhën e ardhshme 7 vjeçare. Në bazë të dokumentit strategjik i cili u firmos sot, qytetarët evropianë në fakt ofrojnë rreh 320 euro për kokë banori në Maqedoni, me qëllim, evropianizimin e vendit. Ndihma evropiane synon përmirësimin e demokracisë dhe qeverisjes, sundimin e të drejtës dhe të drejtat e njeriut, mjedisin jetësor, zhvillimin ekonomik, rural, bujqësisë dhe shumë fusha të tjera.

“Qytetarët e shtetit tuaj duhet të ndiejnë se këto para do të shpenzohen mirë, me çdo projekt të suksesshëm të zbatuar këtu, shteti do të jetë më afër BE-së. Për ne është shumë e rëndësishme gjithashtu të ketë transparencë, sepse taksa-paguesit e shteteve anëtare në Portugali, në Lituani, Francë… duhet të jenë të kënaqur me mënyrën se si shpenzohen paratë e tyre”, deklaroi Aivo Orav, Ambasador i BE-së në Maqedoni.

“Është jashtëzakonisht i rëndësishëm mesazhi i një partneriteti të fuqishëm ndërmjet Maqedonisë dhe BE-së, një interesim i vazhdueshëm i BE-së për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor përfshi Maqedoninë”, u shpreh Fatmir Besimi, Zv/kryeministër për çështje evropiane.

Megjithatë Maqedonia nuk mund të lavdërohet me aftësinë e thithjes së parave evropiane. Respektivisht, nga 610 milion eurot e alokuara në kuadër të IPA 1 nga viti 2007-2013, Maqedonia shfrytëzoi vetëm 37 %, ndërkohë që kontratat kanë hapësirë për realizim, deri në 2017. Edhe pse zv/kryeministri Besimi nuk deshi të zbardhte shifra, sipas raportit të progresit të Komisionit Evropian, deri në fund të vitit 2013 Maqedonia ka humbur 21 milion euro. Sipas KE-së mungesa e kapaciteteve administrative për të thithur fondet IPA do të shkaktojë edhe humbje të tjera në të ardhmen. Ambasadori i BE-së Aivo Orav theksoi gjithashtu se Maqedonia, ndihmën evropiane duhet ta përdorë së pari për fushat kritike që janë nënvizuar nga raporti i përvitshëm i KE-së.

“Raporti i Progresit të këtij viti nuk le hapësirë për interpretime të ndryshme pasi gjuha është shumë e qartë. Ruhet rekomandimi por Komisioni gjithashtu ka konstatuar hapa prapa këtë vit. Prandaj ne inkurajojmë autoritet që t’i adresojnë këto çështje seriozisht. Ato janë liria e mediave, sundimi i të drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe dialogu politik”, tha Aivo Orav, Ambasador i BE-së në Maqedoni.

Në kuadër të IPA 1, Maqedonia firmosi sot edhe marrëveshjen e fundit për bashkëpunim ndërkufitar me Greqinë, në vlerë prej 1,6 milion eurosh.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *