Home / Lajme / Botë / Itali, presidenti dëshmon në gjyqin ndaj mafias

Itali, presidenti dëshmon në gjyqin ndaj mafias

28 tetor-Prokurorët po hetojnë periudhën dramatike të dhunës së mafias në fillim të viteve ’90, e shënuar nga atentate me bombë dhe ekzekutime. Ata akuzojnë struktura të shtetit se bënë një marrëveshje ilegale me Cosa Nostran për t’i dhënë fund dhunës.

Presidenti i Italisë dëshmon në një proces gjyqësor të profilit të lartë në qendër të të cilit janë mafia dhe kontaktet e saj me institucionet.

Prokurorët po hetojnë një bashkëpunim të mundshëm mes ministrave, shefave të policisë dhe mafias, për t’i dhënë fund akteve të dhunës në fillim të viteve ’90.

Ata kanë mbërritur mëngjesin e së martës në selinë presidenciale në Romë, ndërkohë që më herët Napolitano, 89 vjeç, ka mohuar të ketë pasur dijeni për një ndërmjetësim të tillë.

Politikanët e opozitës kanë kërkuar që dëshmia e kreut të shtetit të mos mbahet me dyer të mbyllura. Megjithatë, për momentin nuk ka asgjë që të sugjerojë se Napolitano ka qenë i përfshirë në një proces të tillë.

Prokurorët po hetojnë periudhën dramatike të dhunës së mafias në fillim të viteve ’90, e shënuar nga atentate me bombë dhe ekzekutime. Ata akuzojnë struktura të shtetit se bënë një marrëveshje ilegale me Cosa Nostran për t’i dhënë fund dhunës.

Korrespondenti i BBC në Romë thotë se hetuesit dyshojnë se presidentit mund t’i jetë thënë diçka mbi këtë marrëveshje në vitet e fundit dhe duan ta pyesin për atë që di ai.

Në tetor të vitit të kaluar, Napolitano i shkroi një letër gjykatës duke thënë se “nuk dinte asgjë të dobishme” që mund të ofronte, por u shpreh i gatshëm që gjithësesi të dëshmonte.

Prokurorët dyshojnë se, zyrtarë shtetërorë u premtuan bosëve të krimit lehtësim të kushteve të burgut në këmbim të uljes së dhunës.

Dy prokurorët kryesorë në luftën kundër mafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borselino humbën jetën nga e ashtuquajtura “periudha e bombave” në Siçili.
/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *