Home / Lajme / Maqedoni / Jugohrom kërkon 2 vite shtesë

Jugohrom kërkon 2 vite shtesë

31 tetor-Qëndrimi i këtillë i VMRO-DPMNE-së, është rezultat i premtimeve parazgjedhore për mos-mbylljen e fabrikës, duke marrë parasysh se e gjithë kjo zonë mbijeton nga puna në Jugohrom

Menaxhmenti i Jugohrom-it kërkon dy vite shtesë për t’i përmbushur standardet ekologjike në fabrikën e Jegunovcit. Fabrika e Çelikut “Makstil” në lagjen e Hekuranën e Shkupit ka mbyllur repartet, por vetëm deri në janar. Deri atëherë nga Makstili paralajmërojnë se do t’i përfundojnë të gjitha procedurat për përmbushjen e standardeve të nevojshme ekologjike. Kërkesën për afat plotësues, menaxherët e Jugohrom-it tashmë ia kanë dorëzuar Ministrisë së Mjedisit Jetësor. Tani e ka radhën Qeveria, e cila duhet të vendosë – nëse do t’u lejojë punëtorëve nga Jugohromi që edhe më tutje të shkojnë në punë ose prej nesër do t’i vihet çelësi fabrikës në Jegunovc. Vendimi duhet të merret sot, në seancën qeveritare, e cila është caktuar për pasdite. Jozyrtarisht,mësohet se lidhur me këtë çështje ka pasur qëndrime kundërshtuese në koalicionin qeveritar. Gjegjësisht, sipas burimeve të Alsat-M, ministrat e BDI-së kanë sugjeruar mbyllje të Jugohromit, derisa ministrat e VMRO-DPMNE-së, konsiderojnë se duhet të vendosen afate plotësuese për përmbushjen e standardeve ekologjike. Sipas Alsat-M, qëndrimi i këtillë i VMRO-DPMNE-së, është rezultat i premtimeve parazgjedhore për mos-mbylljen e fabrikës, duke marrë parasysh se e gjithë kjo zonë mbijeton nga puna në Jugohrom. Nga ana tjetër, ministrat e BDI-së, tani insistojnë në mbylljen e kombinatin, pasi Tetova aktualisht është një ndër qytetet më të ndotura në vend. Alsat-M

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *